Koronavirusi/ Tritan Shehu: Nuk ekziston as në 3D karantina në Shqipëri, kemi vëtëm 130 respiratorë (VIDEO)

TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka deklaruar në një intervistë për gazetaren e Report Tv Klesiana Omeri se vendi nuk është i përgatitur në rast se koronavirusi do të mbërrijë në Shqipëri. Ai tha se vendi ende nuk është i pajisur me karantinë, dhe se në spitalet tona nuk ka mjaftueshëm produkte të rekomanduara për mbrojtjen nga virusi si maska, dezinfektues si dhe as respiratorë.  Për Shehun masat në vend lënë shumë për të dëshiruar ndërkohë që kërkon më shumë transparencë nga autoritetet.

"Ky shqetësim duhet të shërbejë për të mos humbur më kohë sepse kemi humbur goxha kohë. Duhen marrë masa për mbrojtjen nga virusi. Është një problem që nuk lidhet vetëm me ne. Është e vështirë të kontrollohet dhe të bllokohet. Është e mundur të parandalohet përhapja e tij. Masat lënë shumë për të dëshiruar. Duhet të jemi transparentë. Nuk duhet të ketë sekrete shtetërore, duke mos treguar se ku e kemi karantinën. Ndryshe nuk ka karantinë. Ftoj ministren e shëndetësisë të marrim median dhe të na tregojnë ku është karantina. Unë kam thënë se masat duhet të ishin marrë më herët që të mos ndodhemi përpara të papriturave të mëdha. Në Shqipëri nuk ke doreza, nuk ke maska as në spitale, në Fier, në Durrës apo Lezhë. Nëse ajo thotë vini maska unë e pyes ku janë maskat. Kjo tregon se është humbur kohë në organizimin e karantinimit. Kjo do të thotë se nuk kemi. Karantina është brenda bazës ushtarake. Nuk mund të jetë spitali karantinë. Vetëkarantinizim tregon pafuqinë e shtetit.

Kthehemi si ato vendet e Afrikës që i thonë rrini nëpër shtëpia. Kërkohen karantinat shumë më speciale. Po të isha unë akoma ministër do thërrisja që në janar specialistë të huaj. Nuk ekziston as në 3D karantina në Shqipëri sepse nuk dinë ta bëjnë kanë humbur kohë dhe nuk kanë marrë masa. Është e vështirë të thuhet se jemi të sigurt aq më tepër se ne kemi edhe trafik sirianësh që futen në vend pa asnjë kontroll. 3% është suksesi i identifikimit. Italia po izolon raste në mënyrë të mrekullueshëm dhe prapë është përhapur. Ne kemi një mungesë organizimi. Unë kam frikë se sa do t'i bëjë ballë virusit nëse vjen në vendin tonë. Ne kemi në Shqipëri rreth 130 respiratorë, në gjendje pune janë 90-100 që janë të gjithë të zënë me probleme të tjera. Duheshin porositur në Shqipëri së pakur 200 respiratorë. Shqipëria nuk ka asnjë ekmo. Këta thonë se do i mbledhin të gjithë të sëmurët po si mund ta transportosh pa një ekmo. Sot në Itali Salvini kërkoi dorëheqjen  Contes se nuk u përgatit në kohë", thotë Tritan Shehu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 25/02/2020 16:07

    Tritan tritoli ik e shporru o kriminel hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!