Koronavirusi 'tronditi' Spanjën, mjeku shqiptar: U morën masat me vonesë, megjithatë kurba është e sheshtë

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda dhe Erion Dasho, eksperti i shëndetit publik në Gjermani kanë dhënë disa fakte shkencore në lidhje me koronavirusin.

Në lidhje me situatën në Spanjë, mjeku Sallabanda u shpreh se kurba është e sheshtë prej disa ditës , po kjo nuk tregon se po fillon rënia e saj. Mungesa e marrjes së masave në kohë bëri që të kemi një numër të lartë të viktimave dhe infektuarve

"Nuk u morën masa të duhura, nuk patëm izolim për dy javët e para dhe pati një përhapje të madhe të sëmundjes 10,106 viktima dhe 110,409 të infektuar. Ditët e fundit nuk kemi më një rritje eksponenciale të rritjes së koronavirusit, ku numri është i njëjtë nga dita në ditë. Kemi filluar me një kurbë më të sheshtë, nuk është në rënie, por nuk ka rritje të numrit. Pra kemi një linjë të sheshtë prej disa kohës. A kemi arritur pikun? Ndoshta, por kjo nuk do të thotë që kemi një rënie të kurbës", tha Sallabanda.

Eksperti i shëndeti publik në Gjermani, Dasho dhe mjeku Sallabanda thanë se është fakt që në temperaturë 26 gradë koronavirusi humb fuqinë e tij virale, por rrezikon që të rikthehet sërish në vjeshtë nëse nuk arrihet të gjendjet një kurë apo vaksinë në kohë.

"Korona nuk reziston mbi 26 gradë dhe vendet e ngrohta ka më pak mundësi të zhvillohet. Spanja është shembulli i kësaj, në veri ku temperaturat janë më të ulëta numri i të infektuarve dhe i viktimave është më i lartë se në vendet në jug ku temperaturat janë m ëtë larta. Kjo epidemi rrezikon të rikthehet me ardhjen e vjeshtës, por të shpresojmë që deri atëherë të jetë krijuar vaksina, pasi vendet e zhvilluara janë duke punuar me ritme të shpejta".

Mjeku Sallabanda tha se "virusi mund të prek sistemin nervor, veshkat, sistemin e qarkullimi të gjakut, pasi është një reaksion inflamator i të gjithë trupit , për këtë arsye dhe trajtimet deri tani bëhen në mënyrë simptomatike,  me medikamentet që kemi"

Erion Dasho, eksperti i shëndetit publik në Gjermani, tha se sipas studimeve "vendet e prekura nga malaria kanë një imunitet më të madh ndaj koronavirusit dhe ndoshta kjo i bën pak më imun si vend i prekur".

Aktualisht në Spanjë janë 10,106 viktima dhe 110,409 të infektuar me koronavirus, ndërsa në Gjermani 84,788 të infektuar dhe 1,107 viktima.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë