Koronavirusi, varre masive në shtetin e Amazonas në Brazil (FOTO)

Koronavirusi, varre masive në shtetin e Amazonas në Brazil (FOTO)

Imazhet mbresëlënëse të varreve masive në varrezat e Manaus, në shtetin e Amazonas, në Brazil, ku janë varrosur viktimat e Covid-19, familjet e të cilëve nuk mund të përballojnë një ceremoni të zakonshme dhe varrosje, po bëjnë xhiron e botës.

Në Amazonas, një nga shtetet më të goditura, numërimi tejkaloi 2,200 raste të konfirmuara, me rreth 200 vdekje. Ky është numri më i lartë i të vdekurve dhe të infektuarve për 1 milion banorë.

Ditët e fundit, për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të varreve massive dhe trupa të viktimave të sistemuar në dhoma kamionë frigoriferikë.

Shumë nga njerëzit e vdekur nuk kanë pasur as qasje në trajtim mjekësorë. Brazili numëron deri tani 43 500 raste infeksioni dhe 2769 viktima


Lajmi kryesor:

Covid, 437 viktima viktima në Itali. 'Gënjeu për pandeminë', shteti Misuri-t hedh në gjyq Pekinin. Lombardia nis testimet serologjike në masë


/k.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati