Rakacolli zbulon bisedën me Presidentin: E qetësuam! Shefja e Epidemiologjisë: Maskat e skaduara nuk përdoren për koronavirusin

Në emisionin 'Repolitix' mbrëmjen e sotme u diskutua situata e koronavirusit në vendin tonë pas 10 personave të prekur, ndërsa të ftuar ishin zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, shefja e Epidimiologjisë në ISHP Eugena Tomini, kryetari i Komisionit të Shëndetësisë Enver Roshi dhe sociologu Gezim Tushi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:12
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP: Maskat e skaduara, jo për koronavirusin, ja ku përdoren

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në ISHP u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix se maskat e skaduara, të denoncuara nga opozita aktualisht nuk përdoren për koronavirusin në personelin mjekësor në sistemin parësor.

"Kjo maskë në sistemin parësor nuk përdoret as në ndërhyrjet kirurgjikale as në menaxhimin e asnjë rasti të dyshuar pasi do të përdoren maskat respiratore N/95  sipas rekomandimeve të OBSH-së. Jo vetëm stafi, por që nga menaxhimi, diagnoza po përdor maskën N/95 me filtër të plotë' tha ajo.

Po ku përdoret kjo masë që shkaktoi edhe debat të fortë politik?  "Këto janë maska të thjeshta që përdore në nivele shumë të ulëta të menaxhimit shëndetësor, janë sjellë nga Kanadaja, që nuk pranon elementë të skaduar dhe pajisje të eksportohen në Shqipëri" tha ajo.  

Ajo vlerësoi edhe punën e gazetarëve. "Janë në linjë të parë edhe ata si personeli shëndetësor. Por janë disa elementë bazë, si larja e duarve, mbajtja e maskës respiratore, tendenca për të kapur i pari familjarin, është e gabuar nëse nuk ndiqen masat e kontrollit të infeksionit. Maska duhet të jetë kirurgjikale, minimale mjekësore, pasi nga një tështitje apo kollitje maska ndalon këtë spërkatje". Ndërsa Enver Roshi kishte një kërkesë për pushtetin vendor. "Të ndalohet fshirja e rrugëve me fshesë".

Ora 21:34
Zv/ ministrja e Shëndetësisë zbulon bisedën me Presidentin: Në fund, Meta na tha se u qetësua

Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në studion e emisionit 'Repolitix' në Report Tv rrëfeu se cfarë diskutoi në takimin me Presidentin Ilir Meta mbrëmjen e sotme. Organizimi te Infektivi dhe respiratorët ishin dy nga shqetësimet e kreut të shtetit, por në fund, Rakacolli tha se e qetësuan.

"Presidenti kërkoi një informim nga ministria e Shëndetësisë si ishte situata në Shqipëri, për disa gjëra që i kishte të paqarta për numrin e respiratorëve, organizimin e Infektivit dhe shqetësimit nëse ishin të mjaftueshme nëse do të kishim epidemi të madhe. Takimi ishte normal, në fund Presidenti u shpreh 'unë tani jam më i qetë'. Ishte një informacion që kërkoi Presidenti, është normale që të jetë i shqetësuar. Kjo ishte ajo që u diskutua në këtë takim.

Respiratorët i kemi, i shpjeguam, po ashtu organizimin te Infektivi, por edhe planin që kemi bërë si komitet ekspertësh për ta përballuar dhe që ndryshon në dinamikë, pasi kjo ka shumë të panjohura. Kemi ngritur problemin që mund të na duhen më shumë respiratorë, qeveria dha fondin për të blerë. Kemi menduar edhe vendet ku do të vendosen respiratorët dhe linjat" tha Rakacolli.

Ora 21:29
Koronavirusi/ Tomini: 31-vjeçari i prekur nga Tirana cilësohet pacienti 2, histori udhëtimi në Itali

Konfirmimi i 10 rasteve me koronavirus në Shqipëri ka sjellë marrjen e masave të rrepat nga qeveria për frenimin e përhapjes së tij. Pjesa më e madhe e të infektuarave janë kontakte të 'pacientit zero', 28-vjeçarit nga Fierence, ndërsa dyshime shfaq një 31-vjeçar nga Tirana, i cili nuk ka asnjë kontakt me pacientin zero. Po ai si u infektua? Kjo ka qenë pyetja e ngritur në emisionin 'Repolitix' ku shefja e Epidemiologjisë në ISHP,  Eugena Tomini e cila sqaroi se 31-vjeçari është pacienti 2, ndërsa pacienti 1 është babai i 28-vjeçari i cilësuar si pacienti 0.

Sipas Tominit, 31-vjeçari ka pasur histori udhëtimi në Bolonja dhe mund të ketë pasur kontakte me persona që kanë pasur covid 19. Ajo gjithashtu shtoi se në momentin që ai u shtruan te infektivi, atëherë po kurohet si i prekur nga koronavirusi së bashku me babë e bir dhe kjo është e qartë dhe për pacientët që janë të shtruar.

'Që në momentin që shtrohet te infektivi dihet që është për covid 19 dhe ai e ka të qartë këtë situatë. 31-vjeçari është pacienti i dytë dhe ka pasur histori udhëtimi në Bolonja dhe mund të ketë pasur kontakte me persona që kanë pasur covid 19" tha Tomini.

Në lidhje me masat e marra, Tomini shtoi se pacientët duhet të bashkëpunojnë me mjekët duke deklaruar kontaktet që të minimizohet përhapja.

"Pacienti duhet të bashkëpunojë me mjekët dhe duhet të deklarojë vetë kontaktet e tij që  të minimizohet përhapja. Kjo është shumë me vlerë në këto momente. Ne kemi përforcuar survejancën e kontrollit dhe kemi një sistem të konsoliduar dhe përforcuar aktualisht. Hap pas hapi vendosen masa të tjera për ta përforcuar edhe më shumë këtë survejancë", tha Tomini

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 12/03/2020 00:32

    O RAKACOLLI kur ta zere KORONA-VIRUSI METEN,,,ATEHERE DO QETESOHEM UNE...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/03/2020 12:44

    Shqiptaret popull kokderr dhe injorant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja