Ligji për Korporatën e Investimeve ka hyrë në agjendën për tu diskutuar në komisionet parlamentare. Ky projektligj është prezantuar nga Ministria e Financave që në sezonin e kaluar por u përball me shumë kritika si nga ekspertët ashtu edhe nga opozita. Drafti parashikon krijimin e një shoqërie tregtare që zotërohet nga shteti, e që si objekt ka administrimin e pronave publike, përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimit, si dhe mobilizimin e kapitalit shtetëror ose privat, me qëllim kryerjen e investimeve.
Në seancën e fundit të sezonit të kaluar Komisioni i Ekonomisë dhe i Veprimtarise Prodhuese e shtyn këtë projektligj për në shtator për shkak se do të pësonte disa ndryshime thelbësore, dhe do të merrte në konsideratë rekomandimet e FMN-së, BB-së dhe Komisionit Evropian, institucione që këtë projektligj e shikonin me skepticizëm për shkak se menaxhimi i pronave publike mund të kalojë në dorë të privatit.
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë i ardhur nga opozita e re Arben Elezi, pati deklaruar për mediat se vendimi për shtyrjen e diskutimeve për këtë draft vjen si rezultat i ngritjes së një komisioni me antarë nga opozita dhe mazhoranca në mënyrë që të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët dhe të mos cenojë pronën publike. Ndërkohë që kanë kaluar tre muaj nga kjo deklaratë komisioni i paralajmëruar nuk është ngritur, dhe kjo është konfirmuar nga anëtarë të opozitës së re për Report TV. Sipas tyre nuk ka patur deri më tani asnjë diskutim mazhorancë-opozitë për këtë projektligj, dhe se ende nuk është bërë asnjë ndryshim.
Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë, duke e konsideruar këtë projektligj koncesioni i radhës për të vjedhur pronën publike. Dhurata Çupi ish deputetja e PD-së deklaroi se ky draft rrëmben pronat bashkive dhe i vendos nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
18.1%
-
Gafë
75.7%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për faljen e gjobave, të enjten miratohet në Parlament! Balla kërkon që të hyjë në fuqi menjëherë (DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 14:11
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor 2024, 17:07
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor 2024, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor 2024, 18:05