Korreshi: Po të përjashtohemi vetëm për fjalët 'orgji' dhe 'McGonigal', Kuvendi duhet të ishte mbyllur për 100 vjet prej fjalëve të Ramës

 

Deputeti i PD, Saimir Korreshi e ka cilësuar "absurd" vendimin e Kuvendit për të përjashtuar 4 deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka nga seancat plenare. Në fjalën e tij për media, Korreshi u shpreh se s'mund të përjashtohen deputetët vetëm se kanë përdorur fjalët "orgji" dhe "McGonigal" pasi Rama përdor fjalë shumë herë më të rënda në parlament.

"Vendimi për përjashtimin e deputetëve është absurd. Deputeti Berisha fillimisht është provokuar nga një deklaratë absurd e bërë nga Denaj dhe kërkuan përjashtimin e tij para se të niste seanca. Video nuk tregon fare që Berisha është apo jo në parlament. Nëse mund të përjashtohemi për fjalët orgji dhe McGonigal, atëherë Kuvendi duhet të ishte mbyllur për 100 vjet për fjalët që janë përdorur nga Rama.

Për fryrjen e bilbilit të Nokës, aty me cfarë nuk kanë hyrë dhe nuk i kanë përjashtuar. Po këta deputetë të tjerë a kanë përgjegjësi? Me çfarë sysh e panë, me apo pa xham? Ky është bërë sekretariat turpi. Paloka u përjashtua se kaloi para foltores për të shkuar në tualet. Ju harxhoni kot me këto lloj sekretariatesh, ishte marrë vendimi para se të zbrisja unë këtu. Bilbilit i kam rënë dhe unë në 2 seanca. I kemi rënë bilbilit se po na dhunohet fjala e lirë. Ka tallje më të madhe për Ramën se nuk vjen në parlament? Unë them t’i kontrollohet nëse ia kalojnë rrogën 100% se nëse mungon në parlament, të hiqet 150 mijë lekë nga rroga", tha Korreshi.


Lajmi kryesor:

Foli për orgji, Berisha përjashtohet për 10 ditë nga seancat plenare! Merret vendimi edhe për 3 deputetë të tjerë! Noka: Na përjashtuan se përdorëm bilbila


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja