Foli për orgji, Berisha përjashtohet për 10 ditë nga seancat plenare! Merret vendimi edhe për 3 deputetë të tjerë! Noka: Na përjashtuan se përdorëm bilbila

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka marrë vendimin për përjashtimin e Berishës dhe tre deputetëve të opozitës nga seancat plenare pas fyerjeve dhe shkeljes së etikës të bërë ditën e hënë në Kuvend.

Berishës dhe Nokës u ndalohet pjesëmarrja në seanca plenare dhe Komisione Parlamentare për 10 ditë, ndërsa Palokës dhe Këlliçit për 5 ditë.

Pas përfundimit të mbledhjes së sekretariatit, Noka dhe Këlliçi dhanë një deklaratë për mediat ku u shprehën se do të jenë të pranishëm në seancën plenare që do mbahet ditën e nesërme në Kuvend, duke shtuar se do të organizohet një tjetër protestë jashtë dyerve të organit legjislativ.

Noka mes të tjerash tregoi edhe një video ku shfaqeshin deputetë të mazhorancës së sotme duke përdorur bilbila dhe megafonë gjatë seancës duke argumentuar se drejt tyre nuk ishte marrë asnjë masë disiplinore.

“Vazhdon skenari për t’i mbyllur gojën opozitës. Mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak deputetët e opozitës dhe duke bërë qefin Ramë-Gonigalit. Kjo është vrasje e opozitës, të jenë të sigurtë as Nikolla as Rama nuk do mundin t’i mbyllin gojën opozitës. Pa fjalën e lirë një parlament nuk mund të ekzizstojë, ndryshe quhet monist. Ne kemi detyrë të përfaqësojmë 750 mijë votuesit dhe të çojmë zërin e tyre në parlament. Sa herë që nuk do na lejojnë të bëjmë këtë, ne do gjejmë metoda për ta çuar fjalën tonë. Asnjë nen i rregullores nuk është shkelur. Shikojeni videon me bilbila opozita e atëhershme protestonte për të drejtat e veta dhe as nuk i ndërpreu njeri.  Kur ishin në opozitë vetë hynin me megafona, flisnin merrnin edhe mikrofonin e Topallit dhe nuk i ka ndaluar askush. Kjo është demokracia”-tha Noka.

Ndërsa Këlliçi tha se po përjashtohej ndërkohë që nuk kishte folur fare gjatë seancës plenare të zhvilluar. Sa i përket objektit për të cilin u akuzua se e kishte futur fshehurazi në Kuvend, ai tha se ishte një mbajtëse telefoni që e kishte gjetur brenda parlamentit.

“Pretendohet që unë kam futur këtë pajisje që është një pajisje për të mbajtur telefonin. Çdo i ri e ka parë këtë pajisje. E kam gjetur në sallë të parlamentit. Nuk e kam futur fshehurazi këtë pajisje. Ftoj të më nxjerrin videon se ku unë e kam futur fshehurazi dhe se çfarë dëmi përbën një pajisje që mban telefonin. Akuzohem se kam shkelur kodin e etikës ndërkohë që nuk kam folur në seancë. E gjitha kjo bëhet që Rama të vijë nesër në parlament dhe të mos ketë opozitën aty për të folur mbi rastin McGonigal. Nesër në orën 10:00 do ketë sërish protestë para parlamentit. Ne aty me siguri do jemi përjashtuar, e dimë se vendimi është marrë por të paktën nuk akuzohem për asnjë vepër penale’-tha Këlliçi.

Ditën e hënë njëkohësisht me seancën plenare që nisi në porën 17:00, opozita mbajti edhe një protestë përballë Kuvendit, ku u mblodhën qindra persona të cilët herë pas here patën edhe momente tensioni me forcat e policisë të vendosura për ruajtjen e sigurisë.

Ndërkohë që Berisha u fut në sallë, pasi iu kërkua llogari për deklaratat e bëra më herët lidhur me përdorimin e fjalës ‘orgji’, ai vijoji me akuzat, duke sjellë kështu edhe reagimin e 31 deputeteve të mazhorancës të cilat kërkuan përjashtimin e tij nga seanca plenare.  Seanca gjatë gjithë kohës që u zhvillua, u përfshi nga një situatë anormale, teksa deputeti Flamur Noka duke përdorur një bilbil përpiqej të ndalonte fjalën e deputetëve të mazhorancës.  Nga ana tjetër për Palokën dhe Këlliçin u mor masa e përjashtimit për shkak të shkeljes së etikës dhe bllokimit të foltores së Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se opozita po përpiqej të mos lejonte zhvillimin e punimeve parlamentare për shkak të hetimeve që janë hapur për 21 janarin dhe Gërdecin.

Pasi doli nga seanca plenare, Berisha doli para protestuesve të cilët ndodheshin jashtë kuvendit dhe paralajmëroi deputetët e mazhorancës se herën tjetër do duhej të merrnin leje për të dalë nga godina e organit legjislativ, duke lënë të kuptohet se do të ketë protesta të vazhdueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Korreshi: Po të përjashtohemi vetëm për fjalët 'orgji' dhe 'McGonigal', Kuvendi duhet të ishte mbyllur për 100 vjet prej fjalëve të Ramës

 

Deputeti i PD, Saimir Korreshi e ka cilësuar "absurd" vendimin e Kuvendit për të përjashtuar 4 deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka nga seancat plenare. Në fjalën e tij për media, Korreshi u shpreh se s'mund të përjashtohen deputetët vetëm se kanë përdorur fjalët "orgji" dhe "McGonigal" pasi Rama përdor fjalë shumë herë më të rënda në parlament.

"Vendimi për përjashtimin e deputetëve është absurd. Deputeti Berisha fillimisht është provokuar nga një deklaratë absurd e bërë nga Denaj dhe kërkuan përjashtimin e tij para se të niste seanca. Video nuk tregon fare që Berisha është apo jo në parlament. Nëse mund të përjashtohemi për fjalët orgji dhe McGonigal, atëherë Kuvendi duhet të ishte mbyllur për 100 vjet për fjalët që janë përdorur nga Rama.

Për fryrjen e bilbilit të Nokës, aty me cfarë nuk kanë hyrë dhe nuk i kanë përjashtuar. Po këta deputetë të tjerë a kanë përgjegjësi? Me çfarë sysh e panë, me apo pa xham? Ky është bërë sekretariat turpi. Paloka u përjashtua se kaloi para foltores për të shkuar në tualet. Ju harxhoni kot me këto lloj sekretariatesh, ishte marrë vendimi para se të zbrisja unë këtu. Bilbilit i kam rënë dhe unë në 2 seanca. I kemi rënë bilbilit se po na dhunohet fjala e lirë. Ka tallje më të madhe për Ramën se nuk vjen në parlament? Unë them t’i kontrollohet nëse ia kalojnë rrogën 100% se nëse mungon në parlament, të hiqet 150 mijë lekë nga rroga", tha Korreshi.

Ora 15:35
PD nxjerr VIDEON kur PS ishte në opozitë! Noka dhe Këlliçi: Me megafonë e bilbila, çfarë ndodhte në seancat plenare në 2006 kur socialistët zaptonin foltoren e Kuvendit

 

Deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi gjatë kohës që dhanë deklaratë para mediave pasi u përjashtuan nga seancat plenare për 5 ditë, sollën në mendje edhe një video ku shfaqeshin deputetë të mazhorancës aktuale gjatë kohës që ishin në opozitë. Në video, deputetët e mazhorancës gjatë kohës që ishin në opozitë përdornin megafonë dhe bilbila gjatë zhvillimit të seancave plenare.

Sipas Nokës pavarësisht këtyre veprimeve, ndaj tyre nuk u mor asnjë masë disiplinore.

 

 

Ora 15:33
Foli për orgji në Kuvend! Berisha përjashtohet me 10 ditë nga seancat plenare! Vendimi i marrë për Nokën, Palokën dhe Këlliçin

Komisioni i Etikës ka marrë vendim për përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për ish kryeministrin, Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka dhe nga 5 ditë për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 15/02/2023 20:03

    Deshka te perdor kallash qe ta perzen. E lloj kafshe he bir

    Përgjigju
  • YLLKA: 15/02/2023 19:33

    NXIRRINI VIDEOT,,,MOS BENI PERR-PERR....TI SHOHE POPULLI.....

    Përgjigju
  • Linda: 15/02/2023 16:42

    Vetem zoti Noka duhej denuar ti hiqej direkt mandati deputetit se nuk e meritonte as Kuvendi Shqiptar as populli shqiptar dhe as demostruesit qe ishin jasht kuvendit ate lloj sjellje te tij.Edhe femijet e kopshtit nuk i bejne ato veprime e jo me nje ish Minister i Brendshem!

    Përgjigju
  • O tej: 15/02/2023 16:38

    Berishes duhet ne i bo nje mut te madh mbi koke.

    Përgjigju
  • Nje tropojan: 15/02/2023 15:53

    Saliu kerkon ta beje parlamentin kuplara si ka bere familjen e tij.Shume mire qe e zbuat dhjete dite,po ai duhet zbuar per fare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja