Firmoset në Kinë Memorandum i Bashkëpunimit midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kompanisë Private Kineze Pacifik, për mundësinë e ndërtimit të Korridorit Blu.

Nga pala shqiptare ishte Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto që firmosi marrëveshjen, së bashku me homologun malazez Ivan Brajovic dhe Presidentin e Pacifik,Yan Jiehe.

Marrëveshja u firmos në presence edhe të Kryeministrit Edi  Rama.

Memorandumi i Bashkëpunimit me Kompaninë Pacific e njohur në fushën e ndërtimit, hap mundësinë e zhvillimit të segmenteve rrugore Thumanë-Pezë-Mullet dhe Pezë-Dushk.

marreveshja


 marreveshja haxhinasto kine
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)