E diela e 1 dhjetorit i gjen tifozët e Tiranës sërish në stadium, kjo pasi Komisioni i Apelit në FSHF ka zhbërë vendimin e Disiplinës, i cili dënonte bardheblutë me mungesën e tifozëve për gjithë sezonin.
Korrigjimi i një vendimi i cili ishte absurd që në thelb është pritur me interes edhe për faktin se këtë të diel kalendari rezervon sfidën derbi mes Tiranës dhe Partizanit, programuar për në orën 19:00 në "Air Albania".
Raundi i 15-të në Superligë nis të premte me ndeshjen Bylis - Vllaznia, për të vijuar më pas të shtunë me tre takime. Laçi - Skënderbeu, Egnatia - AF Elbasani dhe Dinamo - Teuta.
Pas 14 javësh të zhvilluara, është Partizani me 27 pikë që prin klasifikimin, ndjekur nga Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo. Në fund Skënderbeu, Laçi dhe Bylis.
Superliga, raundi 15-të:
E premte, 29 nëntor 2024
13:30 Bylis - Vllaznia
E shtunë, 30 nëntor 2024
13:30 Laçi - Skënderbeu
13:30 Egnatia - AF Elbasani
16:30 Dinamo - Teuta
E diel, 01 dhjetor 2024
19:00 Tirana - Partizani
Renditja: