Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)

Tiranë- Prokuroria e Tiranës dha sot (15 Tetor) konkluzionet përfundimtare për skandalin gjatë kohës së COVID-19, me korrupsionin e bluzave të bardha me familjarët e pacientëve të prekur nga pandemia.

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim, për veprën penale të "mashtrimit" të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.

Nga 6 vite burg prokurori Beldar Valikaj ka kërkuar për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, që akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjetër Rukije Hoxhaj. Një pjesë e mirë e të pandehurave gjykohen me masa të zbutura sigurie aktualisht.

Skandali "Tire" u publikua për herë të parë në një emision investigativ tre vite më parë (12 Janar 2021) dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjarëve të pacientëve që ishin të shtruar ne spitalin Shefqet Ndroqi, u ka marrë para në kërkim të shërbimit.

Tire Alldervishi, e akuzuar për mashtrim

Po ashtu u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste  rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj, që ishte me Covid-19. Por pacientja ndërroi jetë dhe skandali doli në dritë pas denoncimit të vajzës së viktimës.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, raporton se procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm, ndaj ka zgjatur edhe në kohë. Pas konkluzioneve të palës së mbrojtjes, Gjykata pritet të shprehet me verdiktin e saj.

Pretenca e Prokurorisë së Tiranës:
-Tire Alldervishi, sanitare, 7 vite burg
-Mira Bushi, infermiere, 6 vite burgim
-Sheqerije Koçi, infermiere, 6 vite burg
-Sidorela Çela, infermiere, 6 vite burg
-Erjola Jazxhi, infermiere, 6 vite burg
-Gylbra Halilaj, infermiere, 6 vite burg
-Rukije Hoxhaj, infermiere, 6 vite burg

 

 

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 15/10/2024 17:28

    lironi mer se ne gjithe boten kush punonte ne shendetsi kan perfituar lek. Covid 19 ishte nje enderr nuk ekzistonte

    Përgjigju
  • Linza: 15/10/2024 15:14

    Kalbi ne burg qelbesirat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

U vetëvra me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im, më mungon që tani

U vetëvra me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im, më mungon që tani