Mori 330 mijë lekë për tenderin, Apeli lë në fuqi 2.8 vite burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, nën akuzë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. 

Në fuqi u la dhe dënimi me 8 muaj burg edhe për biznesmenin Vladimir Topi administratorin e kompanisë “Dricons” dhe inxhinierin Silvi Shehi të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në tenderin e ministrisë së Shëndetësisë për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore duke i dhënë 330 mijë lekë ryshfet Joana Duros në mënyrë që kjo e fundit t’i shpallte fitues të tenderit.

13 nëntorin e 2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të deklarojë fajtore Duron si dhe tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion me një tender. Me kërkesë të prokurorisë Duro u dënua me 4 vjet burgim në cilësinë e funksionarit të lartë shtetëror, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj burgim. Laura Shteto, Vladimir Topi dhe Silvi Shehi u dënuan me nga një vit burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj heqje lirie.

Prej 2 qershorit të 2023 Duro ndodhet në burg ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Të pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv u morën Laura Shteto, administratori i kompanisë Dricons, Vladimir Topi si dhe Silvi Shehi, inxhinier pranë këtij operatori ekonomik.

Sipas prokurorisë, shuma e parave që ka marrë Duro është dhënë nga Vladimir Topi, i cili akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar. Shehi akuzohet se pas komunikimit me administratorin e kësaj shoqërie, ka marrë shumën e parave dhe ja ka dërguar të pandehurës Laura Shteto, e cila më pas i ka dhënë Duros. Vetë Duro ka shprehur pendesë nëpërmjet avokates së saj për faktin se nuk kishte qenë e kujdesshme të kontrollonte se çfarë gjendej në zarfin e përcjellë nga Shteto. Ajo pretendoi se nuk kishte pasur dijeni se aty gjendej shuma e parave që u sekuestrua.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erina: 10/05/2024 17:25

    Po te kishte marre 330 milione, do te ishte e nderuar dhe e paprekshme! Ndoshta hidhte edhe kandidaturen per kryeministre…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja