TIRANE- Sistemi i drejtësisë vijon të mbetet më i korruptuari dhe konsiderohet si një sistem i kalbur. Dhjetëra gjyqtarë, prokurorë, noterë dhe kryeregjistruesë të pasurive të paluajtshme, janë denoncuar si të korruptuar në portalin on-line të Ministrisë së Drejtësisë.
Që nga momenti i hapjes së këtij portali, janë rregjistruar plot 700 denoncime, ku shumë qytetarë denonojnë veprimet arbitrare të gjyqtarëve, prokurorëve, kancelarëve, noterëve etj. Nga një vëzhgim që “Shqiptarja.com” ka bërë, rezulton se më të denoncuarit janë njerëzit që punojnë në gjykata dhe prokurori. Pas kësaj vijojnë kancelarët, kryeregjistruesët dhe punonjës të tjerë të shtetit. Në disa denoncime bëhen publike dhe shifrat financiare që janë marrë në shërbim të mbarimit të punës.
“Denoncoj Kadiun”
“Denoncoj veprimet e kundraligjshme të kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Ilir Kadiu, i cili ka marë 2000 Euro për shortin e shtetasit Lavdërim Tufa për kërkesën t’i falet dënimi në 15 muaj. Dhe mua si nënë për djalin tim më kërkoi të njëjtën shumë, unë nuk kam bukë për të ngrënë, jo më t’i jap atij 2000 Euro, ngrihu o shtet e merr masa mbi këta njerëz të pangopur”. Dorotea
“Lirohet” Ballço
“Lorent Ballco, pjesëmarrës në vjedhjen e Raifaizen Bilisht, ju ka ikur nga qelia e burgut në Korçë dhe ndodhet gjoja i shtruar në spital me ftohje. E ka rregulluar, sigurisht se lek të madh ka vjedhur. Babin dhe mamin doktorë i ka. Nesër shifeni një herë a e keni gjëkund se me aq lek edhe ne Honolulu shkon e s’të ndalon kush. Turp i madh. I ka blerë të gjithë”. Ladi
Për Ilir Agën
“Z.Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço, i nderuar ministër po ju shkruaj për një padrejtësi që ka ndodhur, unë që po ju shkruaj në emër të familjes të vjetër tiranase Petrela. Më datë 26/12/13 është dhënë një masë arresti në shtëpi nga arrest me burg që ishte, për shtetasin Ilir Aga nga gjygjtari Julian Haxhiu, ky person i ka shkaktuar tragjedi në familjen tonë dhe na ka zhdukur identitetin, hetoni ju lutem mbi këtë çështje”.
Për Ibrahim Hoxhën
“Djali im Kristo Horranlli është i dënuar në burgun “Ali Demi”. Ai ka bërë një kërkesë në gjykatë për të përfituar ulje dënimi 3 muaj. Seanca ka qënë në datën 23.12.2013 gjyqtari ka qënë Ibrahim Hoxha. Nga kontakti me gjyqtarin më ka lënë të kuptoj se kjo punë bëhej me ndonjë gjë. Unë i kam thënë nuk kam lekë dhe jam larguar. Ditën e gjyqit djalin tim nuk e kanë thirrur fare dhe është pushuar çështja. Unë kërkoj që kjo çështje të ndiqet nga ana juaj”.
Shkrimi u publikua sot (20.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com