Korrupsioni, Apeli jep pafajësi
për ish-kreun e Tatimeve TiranëArkiv/Të gjitha lajmet për ish-kryetatimorin

Androkli Kokthi është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Apelit Tiranë, një vit pas arrestimit me urdhër të Prokurorisë për korrupsin.

Ish-drejtori i Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, ka fituar betejën me Prokurorinë duke marrë pafajësi.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të shuajë dhe masën e “arrestit në shtëpi”.

Sipas vendimit të Apelit, faktet e paraqitura nga akuza kundër Kokthit, nuk qëndrojnë.

Kokthi akuzohej për “Shpërdorim detyre” në bazë të nenit 248 të Kodit Penal, pasi në muajin korrik 2014 kishte lidhur një Akt- Marrëveshje për likuidimin me këste të detyrimeve të prapambetura me shoqërinë e naftës “Fullpet”.

Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vjet heqje lirie, por gjykata e shpalli akuzën të pambështetur në ligj.

Androkli Kokthi u arrestua në 18 shkurt 2016, përsëri për “Shpërdorim detyre” për disa mallra të konfiskuara, që më pas i ishin kthyer subjektit.

Kjo akuzë nuk arriti të vërtetohej dhe gjykata vendosi të pushojë dosjen.

Detyrimi u trefishua

Hetimet kanë nisur në prill 2015, në bazë të informacionit të mbërritur dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve,Sektorin e Hetimit.

Nga materiali hetimor ka rezultuar se, shtetasit Ibrahim Aktoz,Ekrem Oztemel, Fabian Goci,Aurel Preni dhe Fiqiri Hoxha në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke filluar nga viti 2012, kanë kryer veprime të ndryshme financiare, për të shmangur detyrimin ndaj organeve tatimore. Në vitin 2014, administrata tatimore ka konstatuar debinë e kompanisë

“Fullpet” në vlerën e rreth 145 milionë lekëve për vitin 2012, ndërkohë që ky detyrim deri në vitin 2015 është trefishuar duke shkuar në 5 milion dollarë.

Mashtrimi me kredinë

Për shlyerjen e kësaj debie, ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe kompanisë “Fullpet” është nënshkruar një akt-marrëveshje, në bazë të të cilës kompania merrte përsipër shlyerjen e detyrimit. Sipas marëveshjes që sipas sipas prokurorisë është nënshkruar nga Androkli Kokthi mes “Fullpet” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve detyrimi duhet të shlyhej në 8 këste, por që realisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi drejtuesit e kompanisë kanë mashtruar.

Nga hetimi rezulton se kredia e marrë nuk ka shërbyer për shlyerjen e detyrimeve tatimore, por është përdorur për krijimin e kompanive të reja dhe blerjen e aseteve për këto kompani.

Ibrahim Aktoz ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë së Karburanteve “Alpet”, kompani tashmë e mbyllur. Nga verifikimet e akuzës rezulton se Aktoz në bashkëpunim me Goçin, Prenin dhe Ozmetelin krijuan disa kompani të tjera përfshi “Balkan Petroleum Albania” dhe “Balkan Petroleum International” për të bërë shit-blerje fiktive asetesh.

Të njëjtën skemë, sqarojnë burime pranë akuzës,kanë persona e përdorën dhe me kompaninë e krijuar rishtazi “Fullpet” në të cilën administrator rezulton Ekrem Ozmetel ndërsa Ibrahim Aktoz në 2013 i ka shtiur atij 20 për qind të aksioneve.

Arrestimi

Androkli Kokthi u arrestua në 18 shkurt 2016, përsëri për “Shpërdorim detyre” për disa mallra të konfiskuara, që më pas i ishin kthyer subjektit. Kjo akuzë nuk arriti të vërtetohej dhe gjykata vendosi të pushojë dosjen.

Marëveshja

Kokthi akuzohej për “Shpërdorim detyre” në bazë të nenit 248 të Kodit Penal, pasi në muajin korrik 2014 kishte lidhur një Akt- Marrëveshje për likuidimin me këste të detyrimeve të prapambetura me shoqërinë e naftës “Fullpet”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion