Fatos Lushi ish-Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës, është marrë i pandehur për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Lushi i denoncua nga biznesmeni Gani Manollari, teksa po i jepte 18 mijë euro, me premtimin se do i lironte llogarinë bankare prej 120 mijë euro të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, pas dyshimeve se këto para ridhnin nga aktivitet kriminal.
Çështja është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,ku së bashku me Lushin ishte në verifikim edhe një prokuror i Tiranës, që kishte çështjen. Ky prokuror u pezullua me urdhër të Llallës, por pas përfundimit të hetimeve rezultoi se ai nuk kishte dijeni fare për veprimin që oficeri Fatos Lushi kishte kryer me biznesmenin, duke i kërkuar atij sasinë prej 18 mijë euro.
Nisur nga kjo situatë tashmë prokurori është rikthyer në detyrën e tij, ndërkohë oficeri Fatos Lushi është marrë i pandehur. Çështja penale kundër tij fillimisht është rregjistruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në 7 shkurt 2017, por ka qenë gjyqtari Luan Hasneziri, që ka shpallur moskopetencën e kësaj gjykate, duke e transferuar dosjen për gjykim në gjykatën e Tiranës.
Fatos Lushi momentalisht ndodhet në kërkim policor, ndërkohë nuk dihet vendodhja e tij.Lushi i ka marrë 18 mijë euro Manollarit, brenda në makinën e tij, ku dhe ai e ka filmuar dhe më pas ky filmim është transmetuar në një emission televiziv.
Sekuestrimi i parave të Gani Manollarit
Gani Manollarit, personit që kapi me kamera të fshehtë oficerin e prokurorisë Fatos Lushi, duke i dhënë 18 mijë euro, në muajin shtator të 2014, i kanë sekuestruar fillimisht shumën prej 175 mijë e 500 euro, para këto që kanë mbëritur nga Franca në Shqipërisë, nëpërmjet kompanisë “Allium Investment LTD”.
Transaksioni është kryer në datën 16 korrik 2014, ndërsa në gusht të 2014, policia ka bërë kallëzim penal në prokurori, pasi kjo sasi parash që ishte transferuar në adrresë të shtetasit Gani Manollari, konsiderohej e dyshimtë.
Nga informacioni operativ që kishte siguruar policia e Tiranës në atë periudhë, 41-vjeçari nga Dibra Manollari nuk kishte ndonjë aktivitet tregtar në Shqipëri, dhe për pasojë janë ngritur dyshime të forta se sasia e eurove e mbëritur nga Franca, ishte krijuar nëpërmjet aktivitetit kriminal.
Nisur nga këto dyshime, fillimisht ka qënë prokurori Armand Gurakuqi që në shtator të 2014 i është drejtuar gjykatës duke kërkuar sekuestrimin e shumës prej 175 mijë e 500 euro e cila ishte e ndarë në tre llogari bankare. Më konkretisht në 150 mijë euro, në 15 mijë e 500 euro dhe në 10 mijë euro.Por me këtë vendim sekuestro nuk është pajtuar Gani Manollari, i cili i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, duke kërkuar heqjen e sekuestros për tre llogaritë bankare të bllokuara.
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se në datën 12 janar 2015 gjyqtarja e çështjes Migena Laska ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e Manollarit, duke liruar dy llogari bankare atë me 15 mijë e 500 euro dhe atë me 10 mijë euro. Ndërsa llogarinë tjetër prej 150 mijë euro, ka refuzuar ta lirojë, duke e lënë nën sekuestro.
Pas kësaj Manollari ka vijuar të kërkojë lirimin e 150 mijë eurove në gjykatën e Apelin, ndërkohë që prokurori Gurakuqi është zëvendësuar në këtë çështje nga Ardian Braho.
Ky i fundit ka vijuar hetimet duke dërguar dy letërporosi në Francë dhe Itali, pasi pikërisht në këto dy shtete i proceduari Gani Manollari gjatë marjes në pyetje kishte deklaruar se kishte benzenese ndërtimi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com