TIRANE - Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një takim të organizuar kundër korrupsionit, u ka bërë apel mësuesve që të mos zhvillojnë kurse private në shkolla.
Ndërkohë që gjatë aktivitetit të zhvilluar në sallën e Akademisë së Arteve u prezantua edhe një studim i kryer mbi korrupsionin dhe sipas anketuesve në vendin e parë qëndronte gjyqësori, më pas shëndetësia dhe arsimi.
Përballë këtyre kushteve ministrja Nikolla u ka kërkuar mësuesve të pezullojnë rastet e kurseve private. “Ne jemi të vendosur që në luftën kundër kësaj sëmundjeje të kemi një qasje të re, të implementojmë politika të reja dhe të dëshmojnë një vullnet të ri për të ecur përpara dhe për ta lehtësuar Shqipërinë nga kjo sëmundje gërryese”, tha Nikolla.
Shkrimi u publikua sot (13.05.2014) në gazetë Shqiptarja.com versioni print.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com