Korrupsioni në burgje/ Gjykata dënon shoferin e ish-drejtorit, pushon akuzat për Arben Çukon

Korrupsioni në burgje/ Gjykata dënon shoferin e ish-drejtorit, pushon akuzat për Arben Çukon

Arben Çuko dhe Olsi Karagjozi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burgim Qerim Mushon, shoferin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, i cili u vetëdorëzua në 4 prill 2020 në policinë e Tiranës. Musho ishte shpallur në kërkim, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, në pranga ra dhe Arben Çuko. Por tashmë çështja e korrupsionit, ndaj këtij zyrtari të lartë dhe ish-deputeti të Partisë Socialiste është pushuar nga prokuroria.

Ndërsa 14 prill 2020, gjyqtari i Tiranës Lazer Sallaku vendosi të deklarojë fajtor dhe dënuar me 1 vit burgim për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, shoferin e ish-drejtorit Çako. Por ky dënim me burg nuk do të kryhet kurrë, pasi gjyqtari Sollaku ka vendosur ta pezullojë dhe të kalojë Qerim Mushon në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.

Gjatë kësaj periudhe prove, Musho nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Me dy vite burgim është dënuar, Artur Balla dhe Denis Llatfiu. I dënuar në këtë dosje hetimore, është shpallur dhe Olsi Karaxhozi, për të cilin gjykata urdhëroi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar Karaxhozi është dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.

Karagjozi ndodhet në burg pasi veç këtij dënimi është nën hetim edhe për një çështje tjetër penale për vrasje. Karaxhozi dyshohet nga policia si vrasës me pagesë, dhe se në këtë çështje është njeriu që ka iniciuar skemën e korrupsionit me qëllim transferimin e tij, nga burgu ku ndodhej në Burrel në burgun e Fierit. Ky transferim i tij do të shpërblehej kundrejt 3 mijë euro dhe një automjet “Vol-Vo”.

Gjithçka ka nisur në burgun e Burrelit, ku i arrestuari si i dyshuar vrasës me pagesë, Olsi Karagjozi, ka takuar fillimisht Denis Llaftiun. Pas takimit Karagjozi i ka bërë kërkesë Llaftiut të ndërhyjë me lidhjet e tij tek Drejtori i Përgjithshëm Arben Çuko, që ky i fundit ta transferojë. Fill pas kësaj porosie Denis Llaftiu takon shoferin e Çukos, me emrin Qerim Musho. E kjo marrëveshje mes Llaftiut dhe shoferit të Çukos do të kryhej kundrejt përfitimit 3 mijë euro dhe një automjeti.

Olsi Karaxhozi pas marrëveshjes, ka bërë një kërkesë me shkrim dhe këtë kërkesë ja ka dorëzuar Artur Balla dhe mandej Balla ja ka dhënë Denis Llaftiut dhe më pas Llaftiu, ja ka dorëzuar shoferit që kishte rolin e negociatorit ose “urës lidhëse” për llogari të Çukos siç e quan prokuroria. Nga hetimet ka rezultuar se paratë prej 3000 mijëeuro dhe një automjet i janë dhënë Ballës, ai ja ka kaluar Llaftiut dhe Llaftiu ja ka kaluar shoferit të Çukos, Qerim Musho.

E teksa ky transferim nuk po kryhej, Denis Llaftiu, ka kërkuar ndihmë tek Astrit Avdyli dhe më pas më 9 korrik 2018 është kryer transferimi o Karagjozit kjo me urdhërin nr. 7049 të firmosur nga Çuko, transferim nga Burreli në Fier. Ky transferim sipas hetuesve, ka kënaqur më në fund të gjitha palët e përfshira në aktin korruptiv. Por katër nga personat e përfshirë në këtë aferë korruptive Olsi Karaxhozi, Artur Balla, Denis Llatfiu dhe Qerim Musho janë dënuar, akuzat për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, janë pushuar.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja