Akuzat për gjyqësorë të korruptuar e gjyqtar që shesin drejtësinë, kanë sjellë reagimin e Unionit të gjyqtarëve i cili kërkon nga politika të flasë me emra konkret. Këtë apel e ka bërë kreu i Inionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha, i cili tha se akuzat e përgjithshme thjesht dëmtojnë besimin në sistem.
“Nëse dikush ka përgjegjësi, ai le të mbajë përgjegjësi individuale. Duhet të japë llogari vetë dhe nuk ka pse përbalten shumica e kolegëve gjyqtarë apo prokurorë për fajet e një individi. Në këtë aspekt ne u bëjmë thirrje të gjitha organeve shtetërore dhe ne mendojmë se ekzistojnë tashmë të gjitha mekanizmat dhe institucionet kushtetuese e ligjore për kontrollin e aftësive profesionale, e etikës së gjyqtarëve dhe e pasurisë së gjyqtarëve”, tha Hoxha.
Ai shkoi më tej duke deklaruar se me akuzat përgjithësuese ata po përjetojnë një periudhë të errët si ajo e diktaturës.
“Këtu po jetojmë një kohë ku përgjegjësia kolektive po bëhet gjitnjë e më shtypëse sikur jemi në regjime diktatoriale. Ne gjithmonë jemi të gatshëm për tu kontrolluar, për tu hetuar, madje e kemi inkurajuar për gjitha kontrollet që zhvillohen ndaj sistemit”, u shpreh kreu I Unionit të Gjyqtarëve.
Për ish prokurorin Fatmir Brraka , stigmatizimi dhe baltosja që po I bëhet sot shqiptarëve ka sjellë humbjen e besimit, e cila sipas tij nuk mund të rikthehet edhe nëse bëhe njëqind reforma.
Ndërsa për kreun e avokatëve penalist, reforma në drejtësi duhet të nis me rritjen e pagave të gjyqtarëve për t’i larguar ata nga korrupsioni.
“Flasim për reforma, flasim për ndryshime ligjesh, por nuk flasim për thelbin për të cilët sot gjyqtarët kanë më shumë nevojë. Është e paimagjinueshme që gjyqtarët si në asnjë vend tjetër kanë pagat më të ulta,” u shpreh Saimir Vishaj.
Këto apele të gjyqtarëve për politikën dhe ligjvënësit u bënë në të njëjtën ditë në të cilën në Komisionin e Venecias u morën në shyqrtim 53 amendamentet e paraqitura për vlerësim nga ekspertët e reformës në drejtësi në vendin tonë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com