Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar një marrëveshje për të luftuar korrupsionin tek funksionarët e lartë. Marrëveshja është çuar për miratim në Kuvend dhe ka për qëllim bashkëpunimin policor mes dy vendeve.
 
“Kjo marrëveshje ka për objekt parandalimin e korrupsionit dhe veprave të tjera penale kundrejt funksionarëve zyrtarë.  Gjithashtu, palët kanë parashikuar shkëmbimin e përvojës së zbatimit të ligjit kombëtar dhe parandalimin e kriminalitetit, shkëmbimin e informacionit, si dhe analizimin e shkaqeve e tendencave kriminale. Kjo marrëveshje ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit, parandalimit dhe eliminimit të kërcënimeve për sigurinë publike dhe rendin publik, parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale, luftës kundër krimit ndërkufitar dhe trajnimit e zhvillimit profesional. Me anë të kësaj marrëveshjeje konfirmohet mundësia e shkëmbimit të informacionit spontan, kur ky fakt është i nevojshëm për eliminimin e rreziqeve konkrete për sigurinë dhe rendin publik ose ndjekjen e veprave kriminale. Ky bashkëpunim ka për objekt parandalimin e korrupsionit dhe veprave të tjera penale kundrejt funksionarëve zyrtarë. Gjithashtu, palët kanë parashikuar shkëmbimin e përvojës së zbatimit të ligjit kombëtar dhe parandalimin e kriminalitetit, shkëmbimin e informacionit, si dhe analizimin e shkaqeve e tendencave kriminale”, - janë disa nga pikat e marrëveshjes me Shqipërisë dhe Kroacisë. 
 
Për të hyrë në fuqi marrëveshja për bashkëpunimin policor, duhet më parë të miratohet nga Kuvendi.

marreveshje kroaci

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)