TIRANE - “Lufta ndaj korrupsionit e FA kërkon një bashkëpunim më të madh me SHIU e Prokurorinë.” Këtë bëri të ditur Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në ambientet e Policisë Ushtarake, ku janë bërë demostrime të stërvitjeve e aksioneve ushtarake.
 
Në fjalën e saj Ministrja Kodheli, teksa vlerësoi luftën e bërë nga policia kriminale ndaj korrupsionit, theskoi se ky do të viojë të jetë prioritet i qeverisë dhe dikasterit që ajo drejton.
 
Sipas ministres, lufta ndaj korrupsionit kërkon ndër të tjera edhe një administratë më funksionale. Kodheli tha se një sërë ligjesh të rëndësishme kanë kaluar në Kuvend dhe të tjera do të kalojnë për të rritur efektivitetin e FA ndaj veprave kriminale
 
“Dëshiroj të vlerësoj sektorin e policisë kriminale, për zbulimin e veprave kriminale, veccanërisht korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit kërkon një administratë më funksionale, si synim kryesor i qeverisë. Ne kemi kaluar ligje të rëndësishme në Kuvend, si ajo “Për drejtimin dhe komandimin streategjik”,  “Për Pushtetet”, “Ligji i karrierës”, dhe të tjera ligje do të kalojnë në Kuvend për ti dhënë FA bazën ligjore ku duhet bazuar puna jonë në realitete të reja që po jetojmë. Ligji i ri do të mundësojë rritjen e efektivitetit ndaj veprave kriminale. Realizimi i këtyre detyrave kërkon bashkëpunim dhe një bashkëpunim më i mirë duhet me agjensinë e inteligjencës së mbrojtjes, Prokurorinë. Kjo me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dhe vënien pra ligjit të atyre personave që guxojnë ta shkelin. Ju grantoj se lufta ndaj korrupsionit do të jetë një nga sfidat kryesore të mia personale e dikasterit që drejtoj. Do të keni mbështetjen time personale.” theksoi Kodheli

Duke vijuar më tej, ministrja Kodheli nënvizoi edhe rëndësinë e rezultateve fizike për arritjen e rezultateve sa më të larta në punën e FA. Në këtë kuadër, Kodheli vlerësoi atleten Luiza Gega si pjesë e FA, duke shtuar se do të kërkojë që në parametrat fizikë do të kërkohet më tepër rreptësi.  
 
"Nuk e kam zakon të përmend individë, por ka ardhur rasti të bëj një përcaktim për dikë, më bëhet qejfi që pjesë e FA është edhe atletja Luzia Gega. Ndihemi krenar për rezultatet e arritura prej saj. Sportistët elitarë do të kenë mbështetjen shpesh herë të munguar nga qeveria. Ne i kemi talentet mes nesh. Rezultatet janë të lidhura me parametrat fizikë. Prandaj kërkoj që të jetë më e rreptë kërkesa e rezultateve fizike, për arritjen e rezultateve më të larta." tha Kodheli
 
Në ambjentet e policisë ushtarake janë kryer edhe demonstrime për çlirim pengu, ruajtje e personaliteteve, goditje objekti, dhe shpërndarje turmash. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)