PRISHTINE- Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dërguar, organit të zgjedhjeve një listë prej 200 personash të dënuar apo që janë në proces gjyqësor e që nuk kanë të drejtë të jenë të përfshirë në asnjë mënyrë në procesin zgjedhor. Por, një listë të tillë nuk e ka dërguar akoma Këshilli Prokurorial për personat që janë nën hetime e që sipas KQZ-së llogariten të jenë me mijëra. Ndërsa ajo që mbetet e pa hetuar si duhet do të jetë çështja e financimit të partive dhe pazaret e kandidatëve për kryetar komunash me bizneset.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, atij Prokurorial dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) listën e personave të përfshirë në vepra penale dhe në abuzime të ndryshme në zgjedhje.
Në këtë kategori përfshihen personat e dënuar, ata nën hetime, ata që kanë qenë të përfshirë në abuzime si dhe ata që sipas qendrave të numërimit të votave janë përfshirë në manipulime votash.
Florian Dushi anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani thirrjes së KZQ-së i është përgjigjur vetëm Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Ymer Beka ka thënë se lista e prokurorisë është duke u punuar.
Por, në kërkesat e organit të zgjedhjeve akoma nuk ka ndonjë përpjekje më të madhe për të hetuar procesin e financimit të partive.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se "Prokuroria e shtetit dhe KQZ kanë dështuar të hetojnë çështjet më të mëdha kriminale, financimin e partive politike".
Përderisa partitë politike po vazhdojnë nominimin e kandidatëve për kryetarë komunash, prokuroria nuk ka bërë ndonjë listë për personat e propozuar nëse ndonjë prej tyre është duke u hetuar apo jo për ndonjë vepër penale.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com