Kosovë, AAK: Ramush Haradinaj
do lirohet në 2 mars nga Franca

Kosovë, AAK: Ramush Haradinaj<br />do lirohet në 2 mars nga Franca
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj beson se Ramush Haradinaj do të lirohet në datë 2 mars nga autoritetet franceze.
 
Ai deklaron se mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare.
 
"Motoja e Kombit Francez "Liberté, égalité, fraternité", për Ramush Haradinajn besoj të marrë kuptim me këtë 2 Mars" thotë ai.
 
Ramushi Haradinaj u ndalua në fillim të vitit, ndërsa më pas u la i lirë me kusht, ndërsa në mars pritet lirimi i tij përfundimisht nga akuzat.
 
Shkrimi i Muharrem Nitajt
 "Liberté, égalité, fraternité" për Ramushin
 
Mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi!
 
Fletarresti i përsëritur i Serbisë, për një materje për të cilën zoti Haradinaj është shpërlarë përpara instancës më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare, ishte përpjekje e Serbisë për ta vënë në lajthitje sistemin francez të drejtësisë dhe për ta goditur Kosovën në pjesën më të ndjeshme të saj!
 
Parimi për gjoja gjykim të paanshëm në rastin Haradinaj, këtë herë e ka humbur çdo kuptim.  Ai do t'i kthehet vendit të tij, jo vetëm se është i pastër si loti, por edhe sepse gjyqtarët përballë, nuk janë benjaminë të Millosheviqit.
 
Motoja e Kombit Francez "Liberté, égalité, fraternité", për Ramush Haradinajn besoj të marrë kuptim me këtë 2 Mars!

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë