Ndërkohë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bën me dije se brenda kësaj jave pritet edhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme që të vazhdojë me procesin e certifikimit të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.
Valdete Daka, kryetare e KZQ-së, tha për mediat se sapo të jepet vendimi i Supremes dhe të merret konfirmimi që nuk ka më ankesa, atëherë do të kryhet certifikimi.
Sipas Dakës, janë 6 ankesa në Supreme për të cilat gjykata ka afat 72 orë që t'i shqyrtojë dhe të dalë me vendim.
Ajo ka thënë se është në dorën e Supremes se kur del vendimi, e pastaj KQZ do vazhdojë punën. Afati që kandidatët për deputetë apo vetë subjektet politike t'i dorëzojnë në Supreme ankesat e tyre, ka qenë të martën e 4 korrikut deri në orën 14:00.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com