PRISHTINË - Për zgjedhjet e 3 nëntorit, në Kosovë, pesë partite më të mëdha në vend kanë planifikuar të shpenzojnë 1.5 milionë euro. Shifra më e lartë do të shpenzohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe nuk bëhet e ditur shifra e saktë, ndërsa shifra më e vogël, do të shpenzohet nga Aleanca për Kosovën e Re.
Për Radion Evropa vijnë edhe deklarimet e para nga ana e partive politike kosovare.
Blerand Stavileci nga PDK-ja, ka deklaruar se kjo parti, do të respektojë normën që është përcaktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për afro 1.7 milion votues.
Nga ana e saj Lidhja Demokratike e Kosovës, shpjegon se planifikimet e saj nuk do e tejkalojnë shifrën e 500 mijë euro. Lutfi Zharku, i LDK-së ka thënë se kjo parti do të shpenzojë më pak se 800 mijë, nga sa ka caktuar KQZ-ja.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com