Kosovë, gazetarët bojkot
institucioneve: Amendoni Kodin Penal

Kosovë, gazetarët bojkot <br />institucioneve: Amendoni Kodin Penal
PRISHTINE – Në ditën botërore të medias, gazetarët në Kosovë do ta zbatojnë vendimin e marrë për t`i bojkotuar të gjitha aktivitetet e institucioneve dhe të partive politike.

Ata nuk do të ndjekin asnjë aktivitet të institucioneve qendrore dhe subjektet politike në shenjë proteste ndaj Kodit Penal, pasi sipas tyre nenet 37 dhe 38 cenojnë lirinë e shprehjes. Gazearët kërkojnë që ky ligj të amendohet. “Bojkot, sepse me Kodin e ri Penal, liria e shtypit fundoset”, shprehen gazetarët kosovarë.

Po kështu sot, Asociacioni i Gazetareve Profesionistë të Kosovës, në Ditën e Lirisë së Shtypit, do të ketë një sërë aktivitetesh, në Kinemanë ABC dhe sheshin në qendër të Prishtinës. Në mesin e tyre ka debate, tryeza të rrumbullakëta, aktivitete kulturore, por do të shfaqet edhe një film dokumentar i përgatitur enkas për këtë ditë.

Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, organizon tryezë me temën: “Sfidat e tanishme të gazetarisë në Kosovë”.

Që nga viti 1993, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 Majin si Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, kjo datë përkujton publikun dhe autoritetet që mediat dhe liria e shprehjes janë të lidhura ngushtë me funksionimin e strukturave demokratike dhe prosperitetin.
(rd/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit