Kosovë, Jahjaga: Çdo manipulim
vote do të ndëshkohet fuqishëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar sot përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale në Kosovë.
PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale në Kosovë, kryetaren e
KQZ-së, Valdete Daka, kryetarin e KGJK-së, Enver Peci, kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashi, prokuroren e shtetit, Laura Pula, kryetarin e PZAP, Shukri Sulejmani, dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Si thuhet në komunikatën për media të Presidencës, përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan Jahjagën me përgatitjet e deritashme për zgjedhjet dhe angazhimin e tyre për të siguruar dhe garantuar një proces të rregullt e të qetë zgjedhor. Ata thanë se kanë shtuar kapacitet për ditën e zgjedhjeve për të garantuar proces demokratik zgjedhor. Njëkohësisht, ata dhe Presidentja theksuan rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të drejta, demokratike, të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse në gjithë territorin e vendit.
Pas këtij takimi, Jahjaga dha një deklaratë për media, në të cilën tha se vota e qytetarëve është e paprekshme, e pashkelshme dhe e lirë. “Çdo përpjekje për të prekur këtë votë dhe çdo përpjekje për të manipuluar me këtë të drejtë të qytetarëve të lirë të Republikës së Kosovës do të ndëshkohet fuqishëm. Shkeljet janë të patolerueshme dhe të papranueshme, sepse ato do ta pengojnë rrugën tonë drejt ndërtimit të shtetit demokratik, të lirë dhe të barabartë me të gjitha shtetet e tjera kudo në Evropë”, shkruan Zëri.
Në fund të kësaj deklarate, Jahjaga ftoi të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare, fetare apo gjinore, që të dalin të gjithë në zgjedhje dhe të votojnë njerëzit që konsiderojnë se e meritojnë t’i përfaqësojnë interesat e tyre në zbatim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, të rendit dhe të sundimit të ligjit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
54.4%
-
Jo
43.2%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32