Kosovë, janë zgjedhur 10 kryetarë
komunash, të tjerët raundin e 2-të

PRISHTINË - Nga të dhënat paraprake të KQZ-së së Kosovës, konfirmohet zgjedhja e kryetarëve të dhjetë komunave që në raundin e parë të votimit, që u zhvillua dje.
Emrat e kryetarëve të komunave të tjera të Kosovës do të dihen pas raundit të dytë, që do të zhvillohet më 1 dhjetor.
 
TE ZGJEDHUR NE RAUNDIN E PARE
Në raundin e parë të votimit, sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, janë zgjedhur kryetarët e komunave:
Drenas - Nexhat Dermaku (PDK)
Fushë-Kosovë - Burim Berisha (LDK)
Deçan – Rasim Selmanaj (AAK)
Istog – Haki Rugova (LDK)
Kaçanik – Besim Iljazi (PDK)
Podujevë – Agim Veliu (LDK)
Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK)
Shtimje – Naim Ismajli (PDK)
Mamushë – Arif Butuç (PP turke e Kosovës)
Han të Elezit - Rufki Suma (kandidat i pavarur)
 
KQZ nuk ka publikuar asnjë rezultat për katër komunat në pjesën veriore të Kosovës – Mitrovicën e veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, shkruan Koha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’

SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’