PRISHTINË, 16 Dhjetor /ATSH/.- "Franca mirëpret qeverinë e re në krye me kryeministrin Mustafa", theksoi sot ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
Gjatë një takimi me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ambasadorja franceze Daviet e uroi kryeministrin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit dhe për formimin e kabinetiti të ri qeveritar.
Ambasadorja Daviet u shpreh se do të angazhohet për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me qeverinë e re të Republikës së Kosovës dhe shprehu zotimet e qeverisë franceze për të vazhduar mbështetjen e Kosovës, në proceset integruese evropiane dhe në fushën ekonomike.
Kryeministri Mustafa vlerësoi kontributin e Francës në Kosovë dhe premtoi se do të angazhohet që ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej./b.j/k.s/
/Shqiptarja.com