Kosovë, partitë politike përgatitje
 intensive për zgjedhjet lokale

Kosovë, partitë politike përgatitje<br /> intensive për zgjedhjet lokale
Partitë politike po përgatiten intensivisht për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Përfaqësuesit e subjekteve politike kanë thënë se janë të gatshëm për garën zgjedhore për ta fituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr nëpër komuna.
 
Disa prej partive politike thonë se tashmë i kanë caktuar kandidatët për kryetarë komunash, ndërkohë që përfaqësuesit e pothuajse të gjitha subjekteve politike po vazhdojnë aktivitete intensive nëpër terren.
 
Ndërsa, java e tretë e gushtit shënon fundin e afatit kohor që partitë politike kanë për t`i paguar gjobat e shqiptuara gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mospagesa e këtyre gjobave rrezikon moscertifikimin e partive politike për zgjedhjet lokale.
 
 
Shuma e përgjithshme e gjobave kap 348,900 euro ndërkohë zyrtarët e PZAP-së njoftojnë se deri më tani janë paguar vetëm 11 mijë euro nga koalicioni PAN.  Në anën tjetër KQZ shprehet e gatshme për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
 
Valmir Elezi është zëdhënës i KQZ-së. Ai njofton se afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve për certifikim të partive dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale është ora 00:00 e 22 gushtit, shkruan Zeri.info. Deri në atë kohë, duhet të kryhen të gjitha pagesat e gjobave në të kundërtën rrezikohet moscertifikimi i atyre subjekteve politike apo kandidateve.
 
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në gjithë vendin kishim 7 mijë e 926 kandidat të certifikuar për kuvende komunale.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma