Kosovë-Shqipëri, nis bashkëpunimi
QKUK-QSUT në Kardiokirurgji
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vizituan sot Klinikën e Kardiokirurgjisë me rastin e operimit të dy pacientëve nga ekipi i kardiokirurgëve të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës dhe stafit mjekësor të Klinikës së Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
PRISHTINË- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vizituan sot Klinikën e Kardiokirurgjisë me rastin e operimit të dy pacientëve nga ekipi i kardiokirurgëve të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT) dhe stafit mjekësor të Klinikës së Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që kanë mes tyre.
Ministri Rrahmani tha sem operimi i suksesshëm i dy pacientëve kosovarë është një hap i rëndësishëm për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes QKUK-së dhe QSUT-së.
"Jemi të angazhuar maksimalisht që Kardiologjia Invazive dhe Klinika e Kardiokirurgjisë të funksionalizohet sa më shpejtë, si dhe këto shërbime t'u ofrohen qytetarëve tanë. Marrëveshja mes dy qendrave tona luan rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë, por edhe në përcjelljen e përvojave tuaja profesionale tek kardiokirurgët e rinj kosovarë", tha ministri Rrahmani.
Ambasadori Minxhozi tha se, është shumë e rëndësishme ngritja e kapaciteteve profesionale kardiokirurgjike në QKUK.
"Përkrahja e Republikës së Shqipërisë nuk do të mungojë në asnjë rast aty ku shihet e nevojshme për shëndetësinë kosovare. Ne njohim për gjendjen aktuale të kësaj klinike dhe në bazë të marrëveshjes që kemi, do të jemi bashkudhëtarë në procesin e funksionalizimit së këtij shërbimi", tha ambasadori shqiptar Minxhozi.
Ndërsa dr. Edvin Prifti, shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT-së, tha se duke patur parasysh se infrastruktura për shërbime të tilla në QKUK nuk mungon, me një përkushtim dhe bashkëpunim në mes dy qendrave spitalore është e mundshme ngritja e kapaciteteve profesionale që do të mundësojë funksionalizimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.6%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Rruga
31 Korrik, 14:14
-
Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’: Vijojmë transformimin e qytetit, kush preket do përfitojë banesë të re
31 Korrik, 14:11
-
GJKKO lë 'arrest me burg' kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka! KLP e pezullon nga detyra
31 Korrik, 14:02
-
Wisner, mbyll misionin zyrtari amerikan: Jam kuq e zi, tradia e vyer e shqiptarëve
31 Korrik, 13:42
-
Zjarri në Shëngjin, Çako: S’ka më vatra, situata në kontroll! Do vlerësohen dëmet
31 Korrik, 13:33
-
Lezhë, përshtatën lokalin për prostitucion, shisnin dhe kokainë, arrestohet pronari e 5 të tjerë, 1 në kërkim
31 Korrik, 13:30
-
Gjirokastër/ Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, 2 në hetim
31 Korrik, 13:23
-
Operacioni 'Plumbi i artë'/ SPAK zbardhi dhe atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë, njëri u vra tjetri u plagos
31 Korrik, 13:11
-
Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për shefin e Krimeve në Durrës, Agostin Çinari
31 Korrik, 13:09
-
Puthje dhe përqafime 'pasionante' mes Macron dhe ministres së Sportit! Fotot bëjnë xhiron e rrjetit
31 Korrik, 13:06
-
'Plumbi i Artë 2'/ Zbardhet masakra e Bradasheshit, ku u vra dhe vëllai i Erjon Alibeajt! Zbulohet dhe ekzekutimi i Klevis Kapllanit, miku i Nuredin Dumanit
31 Korrik, 12:53
-
Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Në fuqi sekuestro e pasurive për Mariglen Qaton e Redi Mollën
31 Korrik, 12:46