PRISHTINË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 52-të, të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Në këtë mbledhje KQZ përmbylli procesin e certifikimit të subjekteve politike për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013.

Subjektet politike të certifikuara gjatë kësaj mbledhjeje janë:

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës LDD (AAK LDD)
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
- Nova Snaga
- Partia Socialdemokrate (PSD)
- Samostalna Liberalna Stranka (SLS)
- Lëvizja Vetëvendosje! (VETËVENDOSJE!)
- G. I. Srpska
- Gradanska Iniciativa Zajedno
- GI SDP - Iliver Ivanovic (GI SDP OI)

Janë gjithsej 103 subjekte politike që janë ceritifkuar gjatë këtij procesi. Prej tyre 33 Parti Politike, 52 Iniciativa Qytetare, 16 Kandidatë të Pavarur dhe dy Koalicione, me 7932 kandidatë, transmeton Koha.

Po ashtu, KQZ miratoi doracakun e trajnimit për procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; format zgjedhore, si dhe u bë caktimi i panelit për zëvendëskryeshef Ekzekutiv të KQZ-së.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)