Që nga sot, Kosova është vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (e 20-ta me radhë) kanë konfirmuar sot për agjencine e lajmeve "Presheva jonë" zyrtarët e këtij organizmi ndërkombëtar me seli në Paris.
Sipas zyrtarëve të OIF Meksika, Kosta Rika dhe Kosova u pranuan vëzhguese në Samitin e 15-të i Organizatës Frankofone Ndërkombëtare (OIF) që përfundoi dje punimet e saj në Dakar të Senegalit.
Me kete rast Kosova bëhet vëzhugese e 20 e radhës. Organizata Ndërkombëtare Frankofone (OIF) ka gjithsejt 57 vende, anëtare të rregullta, në mesin e tyre edhe Shqipëria.
Pas këtij samiti mbi situatën e grave dhe te rinjve frëngjisht-folës në postin e sekretarit të përgjithshëm u zgjodh kanadezja Michaelle Jean, duke pasuar Abdou Diouf i cili drejtoi për 12 vjet organizatën e fraknofonisë./ATSH/











