PRISHTINË- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në 13 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka dërguar një telegram Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.
Në telegram, ministri Hoxhaj ka rishprehur solidaritetin e popullit të Kosovës për familjet e viktimave në sulmet terroriste të 11 shtatorit.
"Në emrin tim, të Qeverisë dhe popullit të Kosovës pranoni solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur për popullin dhe administratën amerikane, në përkujtimin e viktimave të terrorizmit, por edhe në vazhdimin e angazhimeve për eliminimin e kërcënimeve të tilla kudo në botë", shkruan në telegram, Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në telegram ka rikonfirmuar vullnetin e palëkundur të Republikës së Kosovës për përmbushjen e angazhimeve të saj përkrah shteteve aleate demokratike për të kontribuar në luftën kundër terrorizmit, për të siguruar lirinë, demokracinë dhe paqen në botë./ATSH/
/Shqiptarja.com