Kosova bën gati ligjet për
largimin e misionit të EULEX-it

Kosova bën gati ligjet për<br />largimin e misionit të EULEX-it
PRISHTINË - Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar gjatë mbledhjes së saj, strategjinë që synon të ndihmojë misionin Europian të EULEX-it, për të transferuar kompetencat e tij tek Institucionet e Republikës së Kosovës, deri në qershor të vitit 2014. Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it.
 
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili njëherë është edhe bashkëdrejtues në Bordin për Sundimin e Rendit dhe Ligjit, ka thënë se me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës është marr përgjegjësia që të përgatiten dy dokumente para 1 shtatorit të këtij viti. Dokumenti i parë është strategjia e bartjes së kompetencave të EULEX-it tek Institucionet e Kosovës, që sipas zëvendëskryeministrit Kuçi, të përgatitet terreni që ky mision të përfundoj mandatin në vitin 2014.
 
“Kjo strategji e tranzicionit synon që të ndihmoj EULEX-in për të transferuar kompetencat e tij ekzekutive tek institucionet relevante të Kosovës, në mënyrë më të koordinuar dhe të renditur dhe të jetë në gjendje të përfundoj mandatin e vet deri në qershor të vitit 2014. Këtu janë përfshirë të gjitha fushat që ka të bëjë me EULEX-in që janë kompetencë ekzekutive ato të monitorimit dhe këshillimit për të cilat Qeveria e Kosovës ka shprehur mendimin e vet. Propozoj që kjo strategji të miratohet në Qeverinë e Kosovës dhe të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, sipas kërkesës së shumicës së deputetëve të Kuvendit”, ka theksuar zëvendëskryeministri Kuçi. Gjithashtu në vazhdën e angazhimeve legjislative që kërkohen në këtë drejtim, Kuçi ka deklaruar se është përgatitur edhe Projektligji për ndryshim dhe plotësim të ligjeve që ndërlidhen me përfundimin e mandatit të EULEX-it.
 
Sipas tij, ky projektligj i përngjan projektligjit që ka qenë i përbashkët me gjitha projektligjet për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Kuçi ka theksuar se në këtë projektligj janë të përfshira të gjitha ato projektligje që tregojnë kompetencat e EULEX-it apo mandatit që ka të bëjë me EULEX-in. E para ka të bëjë me përzgjedhjen e lëndëve, përcaktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it,pastaj Kodin Penal të Kosovës, Kodin e Procedurës Penale, Kodin Doganor dhe Akcizës së Kosovës, Departamentin e Mjekësisë Ligjore, Prokurorisë Speciale të Republikës.
 
Pastaj, plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, ligjet që ka të bëjë me statusin e imuniteteve dhe misioneve diplomatike e konsullore edhe praninë ushtarake në Kosovë dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se ky projektligj parasheh afatet kohore të hyrjes në fuqi, që do të thotë me 15 qershor 2014.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024