PRISHTINË, 5 Mars/ATSH/.- Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Arban Abrashi priti sot në takim ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.
Sipas KosovaPress, në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë, veçanërisht në fushën e punësimit si dhe mirëqenies sociale.
Gjatë këtij takimi, ambasadori kroat dhe ministri Abrashi kanë rënë dakord edhe për përkrahjen e komunitetit kroat në Janjevë dhe Letnicë./m.m/










