/ATSH-Behlul Jashari/ -Kosova dhe Kroacia nënshkruan te merkure marrëveshjen e partneritet evropian. Nga Zagrebi në njoftimin e dërguar të MPJ-së kosovare sapo bëhet e ditur se, pas takimit me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovi? dhe kryeparlamentarin kroat Josip Leko, zëvendëskryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me zëvendëskryeministren e parë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusi?.
Në këtë takim është vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se dy vendet do të forcojnë edhe më tutje bashkëpunimin me theks të veçantë në proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Thaçi dhe Pusi? kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet evropian ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë. Zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se marrëveshja ka për qëllim ofrimin e njohurive dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, kjo marrëveshje do të avancojë edhe më shumë bashkëpunimin mes Kosovën dhe Kroacisë, derisa për Republikën e Kosovës, shembulli i integrimit të Kroacisë në BE, do të shërbejë si udhërrëfyes.
Edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusi? ka vlerësuar lartë marrëveshjen, duke u zotuar në vazhdimin e mbështetjës së Kroacisë për Kosovën.
Marrëveshja për partneritet evropian parashikon që Qeveria e Republikës së Kroacisë do t'i ofrojë Republikës së Kosovës njohuri, përvojë dhe ekspertizë specifike të fituar në procesin e integrimit evropian, në format e bashkëpunimit, si organizimit të konsultimeve, iniciativave, ngjarjeve dhe aktiviteteve të përbashkëta.
/Shqiptarja.com