Kosova dhe Shqipëria rakordim
investimesh në shëndetësi

Kosova dhe Shqipëria rakordim<br />investimesh në shëndetësi
TIRANE - Bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të shrihen edhe në investimet spitalore. Dy ministrat, Ilir Beqja dhe Ferid Agani të ulur bashkarisht në një work-shop thanë se do të rakordojnë investimet në spitalet e dy vendeve, duke zgjeruar gamën e shërbimeve dhe rritur cilësinë. 

“Shumë shpejt do të krijojmë një komitet të përbashkët pune, në mënyrë që të rakordojmë planet e investimeve. Nëse ne do të kemi një qendër competence, në Kosovë për një patologji të caktuar, ku Ministria e Shëndetësisë zoti Agani janë më përpara, atëherë ne në Shqipëri do të bashkëpunojmë në një gjë tjetër në mënyrë që në këtë hapësirë, burimet e kufizuara që kemi të mund t’i përdorim më me efiçencë.” tha ministri Beqja
 
Ndërkaq në fjalën e tij ministri i shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani tha: “Të punojmë sa më shpejt që është e mundur në programe të përbashkëta në rrafshin kombëtar, të programeve në sektorin e shëndetësisë të dy shteteve të cilët do të mundësojnë shfrytëzimin sa më racional të resurseve njerëzore dhe teknologjike në dispozicion të dy sistemeve shëndetësore.”


Work-shopi për shëndetësisë i zhvilluar sot në hotel Sheraton solli në vëmendje edhe rëndësinë e partneritetit privat-publik, duke synuar që të përdoret eksperienca e privatit në shërbim të cilësisë së shënrbimit spitalor. Më konkretisht ky bashkëpunim po shihet në shërbimet laboratike, në radiologji, urgjencë dhe mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore.
 
“Sot kemi ftuar të gjithë partnerët për të bërë një bisedë në tryezë të rrumbullakët për të ndarë përvojat dhe eksperiencat se si mund ta përfshijmë më mirë sektorin e kualifikuar privat në mënyrë që disa shërbime shëndetësore t’i kalojë sektorit privat port ë kontrollohen, të përmirësohen, të moderohen, edhe nga strukturat përkatëse shtetërore” tha për ‘A1 Report’, përfaqësuesja e IFC për Shqipërinë e Kosovën, Elira Sakiqi 

Në këtë seminar merrnin pjesë specialistë të kujdesit shëndetësor privat nga e gjithë bota për të ndarë eksperiancat e tyre. Ai synon të këshillojë institucionet për të angazhuar sektorin privat në shërbimet themelore publike.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri