Kosova dhe shteti i Samoas
lidhin marrëdhënie diplomatike
Ambasadori Kiçmari e ka falënderuar komisioneren e Lartë, Qeverinë dhe popullin e Samoas për përgjigjen pozitive për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, duke thënë se gjendemi gjeografikisht në dy pjesë të ndryshme të botës, por ndajmë shumë vlera të përbashkëta, që na bashkojnë
PRISHTINE-Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari dhe shefja e Misionit Diplomatik të Samoas në Australi, Hinauri Petana, kanë nënshkruar marrëdhënie diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Samoas.
Ambasadori Kiçmari e ka falënderuar komisioneren e Lartë, Qeverinë dhe popullin e Samoas për përgjigjen pozitive për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, duke thënë se gjendemi gjeografikisht në dy pjesë të ndryshme të botës, por ndajmë shumë vlera të përbashkëta, që na bashkojnë.
“Ekselenca juaj, mund t’ju konfirmoj se Samoa e ka një mik të mirë në Evropën Juglindore: miku juaj është dhe do të mbetet Republika e Kosovës”.
Komisionerja e Lartë e Samoas ka deklaruar se ky është një moment shumë i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Në komunikatën e përbashkët ndër të tjera thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shtetit të Pavarur të Samoas të udhëhequra nga gatishmëria e tyre për të promovuar lidhjet e miqësisë mes dy vendeve, zgjerimin e horizonteve të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjen e kauzës së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare kanë vendosur të lidhin Marrëdhënie Diplomatike në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike të vitit 1961, të gatshëm që përmes këtij hapi të forcojnë bashkëpunimin frytdhënës në sferën politike, ekonomike, tregtare, teknike dhe kulturore dhe në fusha tjera me interes të ndërsjellë dhe duke ju përgjigjur aspiratave të të dy vendeve për marrëdhënie dhe kontakte miqësore”.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.8%
-
Jashtë
18.1%
-
Nuk lëviz
33.1%
Vota total: 2072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A është sëmurë? Orinda Huta sqaron njëherë e mirë aludimet për shëndetin e Turit
7 Gusht, 22:50
-
12 vjeçari në Kosovë gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë
7 Gusht, 22:42
-
Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit: Ka shpresuar që unë të isha me djalin e saj
7 Gusht, 22:37
-
Elon Musk: Kamala Harris është një komuniste
7 Gusht, 22:31
-
SHBA, Qeverisë së Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që e ndihmuam t’i krijojë
7 Gusht, 22:31
-
Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten
7 Gusht, 22:21
-
I gjuajti me grusht kryeministres daneze, polaku: Nuk mbaj mend, isha shumë i dehur
7 Gusht, 22:04
-
Veton Surroi: Si e sheh inteligjenca artificiale Ballkanin Perëndimor më 2030
7 Gusht, 21:55
-
Prej 20 vitesh në arrati, mediat italiane i bëjnë jehonë shqiptarit që u kap në Vlorë, në pritje për t'u ekstraduar
7 Gusht, 21:51
-
200 mijë euro në vit! Italia dyfishon taksën e sheshtë për të pasurit që marrin rezidencë në këtë shtet
7 Gusht, 21:44
-
Arkimed Lushaj i drejtohet ministres së Kosovës pas urdhër arrestit: 500 forca policore ishin tek shtëpia ime, a jeni normal ju (VIDEO)
7 Gusht, 21:32
-
Ministri i jashtëm izraelit bën thirrje për vrasjen e udhëheqësit të ri të Hamasit
7 Gusht, 21:23