Ministri kosovar i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, ka marrë pjesë në konferencën e zhvilluar sot në Tiranë "Një kapitull i ri për Integrimin Europian të Shqipërisë në një Europë në zhvillim: Sfidat pas statusit kandidat dhe politika e zgjerimit gjatë Presidencës së Italisë".
"Grafiku i ecurisë së Kosovës drejt Bashkimit Evropian është karakterizuar me një dinamikë eksponenciale. Progresi në avancimin e shtetit të Kosovës na bën të gjejmë motivim shtesë për të vazhduar reformat tona, reforma këto qe kanë për qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tone, qe do të kurorëzohet me anëtaresimin e plotë të vendit tonë në BE", u shpreh ministri Kasapolli.Ndryshe nga përkufizimi i para dy viteve i axhendës evropiane të Kosovës vetëm me Partneritetin Evropian dhe Raportin vjetor të Progresit, tashmë Kosova ka përfunduar negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociim. Kosova është anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, anëtare e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, ka nënshkruar Marrëveshjen Kornizë me Bankën Evropiane për Investime, si dhe është në fazën finale të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.
Në njoftimin e dërguar bëhet e ditur edhe se, u.d. ministri Kasapolli ka bashkëbiseduar me zv/kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi.
ATSH
/Shqiptarja.com