Kriza politike pritet të thellohet në Kosovë. Seanca konstituuese nuk u përmbyll dje me deputetët që kryen vetëm betimin ndërsa Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve kërkoi më shumë kohë për negociata për presidentin e ri dhe nuk propozoi një kandidat për kryetar parlamenti.

Por përpara mesnatës së kësaj të premteje parlamenti duhet të jetë konstituuar sipas një përcaktimi të gjykatës kushtetuese në vitin 2025. Zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve pas këtij afati mund të sjellë një kuvend të ngritur në shkelje të kushtetutës.

Organizatat thonë se shkelja e afatit kushtetues vendos në rrezik jo vetëm konstituimin e parlamentit por edhe më tej zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Institutit për Demokraci në Kosovë, mungesa e konstituimit të kuvendit pamundëson edhe zgjedhjen e presidentit, detyrën e të cilit do ta ushtrojë Albulena Haxhiu deri në datën 5 tetor.

Ky sipas IDK do të ishte një skenar për zgjidhjen e të cilit do të ishte vështirë të gjenden zgjidhje kushtetuese.

Kurti pas seancës së djeshme kërkoi kohë për vazhdimin e negociatave pas raundit të parë të takimeve me Lumir Abdixhikun, pas të cilit nuk prodhuan një marrëveshje.

Kreu i vetëvendosjes ftoi gjithashtu pas seancës edhe AAK dhe PDK të cilat publikisht e kanë refuzuar marrjen pjesë në bisedime për një marrëveshje.

Ende nuk ka një njoftim për vijimin e seancës. Konstituimi sipas rregullores bëhet me seanca çdo 48 orë.