PRISHTINË, 11 Shtator/ATSH-B.Jashari/.- Misioni i Bankës së Investimeve Evropiane (BIE) i udhëhequr nga Matteo Rivellini po zhvillon një vizitë në Kosovë, ku është duke vlerësuar investimet potenciale në sektorin publik, konkretisht në Linjën 10 Hekurudhore dhe Magjistralen Prishtinë - Pejë.
Ministri i Financave, Besim Beqaj, gjatë takimit me z. Rivellini shpalosi sektorët potencialë për bashkëpunim me bankën më të madhe të investimeve në Evropë. Ministri theksoi rëndësinë e përfundimit të autostradës Prishtinë-Pejë dhe Linjën Hekurudhore 10 dhe po ashtu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me BIE-në në projekte të tjera me ndikim rajonal në sektorët e energjisë dhe transportit.
Ministri Beqaj gjithashtu është takuar në një takim të veçantë, me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilët i ka njoftuar mbi gjendjen makroekonomike dhe projektet potenciale. Theks i veçantë i është kushtuar sektorit të energjisë, si dhe angazhimit të mundshëm të BERZH-it në këtë sektor./m.m/