/ATSH/.- Ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch, me të cilin ndër të tjera biseduan për bashkëpunimn bilateral, nënshkrimin e MSA-së dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri Çollaku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës në avancimin e axhendës evropiane për Kosovën. Ministri Çollaku përsëriti se prioritete kryesore në kuadër të procesit të integrimit evropian mbesin nënshkrimi i MSA-së dhe procesi i liberalizimit të vizave. Lidhur me këto dy procese ministri Çollaku ritheksoi se "Kosova është e gatshme të nënshkruajë MSA-në, ndërsa gjithashtu është në fazën përfundimtare për të përmbushur detyrimet e saj në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave".
Në anën tjetër ambasadori Bosch përseriti qëndrimin e Mbretrësië së Holandës në mbështetje të procesve integruese për Kosovën. Të dy bashkëbiseduesit në takim u zotuan se ndërmjet dy shteteve do të ketë një bashkëpunim edhe më intensiv përgjatë gjithë procesit të integrimit evropian.