Kosova feston sot 9 vjetorin
e shpalljes së Pavarësisë

Kosova feston sot 9 vjetorin<br />e shpalljes së Pavarësisë
Kosova feston sot 9 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit të ri.
 
Ceremonitë zyrtare që nisën para tre ditësh, kulmojnë sot me homazhe në varret e komandantit legjendar të UÇk-së Adem Jashari dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.
 
Të dy këto, personalitete me kontributin më të madh në rrugën e Kosovës drejt të qënit shtet, do të nderohen nga krerët më të lartë të institucioneve kosovare. Por në axhendën tri ditore mungon parakalimi tradicional i Forcës së Sigurisë së Kosovës. 
 
Ndërsa seanca solemne e Kuvendit u zhvillua dje, po ashtu edhe pritja shtetërore  me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.  Hashim Thaçi, në fjalën e tij tha se  Kosovën e kanë njohur  113 shtete. 
 
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në faqen e tij në Facebook ka publikuar një video urimi për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me titull “Kosova ime”.
 
Kjo video  në mënyrë simbolike përshkruan gëzimin dhe optimizmin për rrugën e pavarësisë. ''Urime 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!”,- ka shkruar Mustafa.
 
Si çdo vit dhe obelisku i pavarësisë NEWBORN, një ndër pikat më të vizituara në Kosovë, pritet të mbledhë shumë njerëz që do të shohin pamjen e re me mesazhin për një botë pa mure.

Zhvillimet nga aktivitetet për Pavarësinë e Kosovës

Ora 10:55 Kosova urime për Pavarësinë nga e gjithë bota
Shumë krerë shtetesh në Europë dhe botë nga fqinjët në rajon deri te SHBA kanë uruar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për përvjetorin e Pavarësisë.

Ora 10:15 Isa Mustafa urim special për Haradinajn
"Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë.
 
Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese. Ashtu siç është Kosova
" shkruan kryeministri i Kosovës, Mustafa.

Ora 10:10 Ambasada amerikane në Kosovë uron përvjetorin e Pavarësisë
“Është e qartë se sa më shumë na pëlqen jeta në Kosovë, aq më shumë kemi për të mësuar. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Ora 10:00 Rama homazhe tek varri i Rugovës
Në lagjen 'Velania' të Prishtinës, aty ku është varri i Presidentit Ibrahim Rugova edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vendosur një kurorë me lule.
Rama

Redaksia Online
XH.K/ dy.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë