Kosova i thotë 'Jo' Shengenit Ballkanik/ Ceka: Tregoi se nuk është e varur nga Shqipëria

Kosova i thotë 'Jo' Shengenit Ballkanik/ Ceka: Tregoi se nuk është e varur nga Shqipëria

TIRANË- Ish-kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka ka deklaruar se vendimi i Kosovës për të mos marrë pjesë në Shengenin Ballkanik është tregues ky ky shtet nuk varet nga Shqipëria. Në studion e Report Tv, Ceka teksa e vlerësoi si një vendim të mirë dhe që sjell përfitime për vendet shengenin ballkanik, por theksoi se ky projekt nuk duhet të bëhej pa Kosovën.

"Ky projekt nuk duhet të behët pa Kosovën.  Kosova e tregoi se është një shtet i pavarur dhe nuk varet nga Shqipëria. Rama ishte krejtësisht e gabuar, ndërsa Kurti tregoi që është më i pjekur. Ky projekt është me të ardhme", tha Ceka.

Shengeni Ballkanik ka shkaktuar shumë reagime, ku më të ashprat kanë qenë nga përfaqësuesit të Kosovës. Si fillimishte presidenti Thaçi i cili tha se Kosova refuzon të marrë pjesë me argumentin se synimi i tyre është integrimi në BE dhe në NATO. Më pas ishte Isa Mustafa, kreu i LDK-së që e cilësoi si një "Jugosllavi të vogël" dhe së fundit fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albrin Kurti. Ky i fundit i ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" e cilësoi si një vendim i nxituar dhe i bëri thirrje Ramës të mos ngutej. Megjithatë, në konferencën e përbashkët që patën liderët e këtij Shengeni, kreu i qeverisë shqiptare theksoi së pari se ky Shengen nuk është një formë presioni ndaj BE-së (siç pretendon opozita) dhe se kurrsesi nuk është në dëm të Kosovës, për të cilën u shpreh se zgjodhi që të vetë- përjashtohej.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 13/11/2019 22:40

    Sa te vegjel jeni. Mjere ky vend cfare intelektualesh prodhon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë