Sot në mesditë, pikërisht katër muaj pas zgjedhjeve të 8 qershorit, kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, pret të ftuarit, kryetarët e partive politike për konsultime lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Legjislaturës V.
Sipas paralajmërimeve, liderët e koalicionit paszgjedhor LDK-VV-AAK-Nisma, si edhe deri tani, nuk do shkojnë në takimet e ftuara nga kryesuesja e seancës konstituive, duke theksuar se seancat e kuvendit janë për takime e debate, si dhe për zgjidhjen e ngërçit politik e institucional.
Javën e kaluar, në 3 tetor, deputetët e koalicionit paszgjedhor kanë bërë një shkresë, me 62 nënshkrime të tyre, për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh, për të vazhduar në 9 tetor në orën 10:00, seancën e papërfunduar konstituive me të vetmen pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, dje në takimet e veçanta me liderët politikë theksoi se Kosova ka hyrë në një fazë kritike të saj dhe moskrijimi i shpejtë i institucioneve do ta vështirësojë jetën e qytetarëve dhe do ta pengojë funksionimin e përgjithshëm të shtetit.
Ky ishte raundi i pestë i takimeve të ndara të liderëve te Presidentja, i dyti pas shtyrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, të thirrur për 2 tetor, të ndërprerë dy herë në 17 korrik e 18 shtator, pas zgjedhjeve të para 4 muajve, të 8 qershorit.
Mes reagimesh, media kosovare sot sjell edhe një deklaratë të diplomatit sllovak, Eduard Kukan, i cili thotë se Kosova është në një situatë të vështirë për shkak të mosarritjes së krijimit të institucioneve pas mbajtjes së zgjedhjeve.
"Kosova është në një situatë shumë të vështirë politike, një situatë të cilën vetë e ka krijuar. Të gjithë duhet të dëshmojnë, që janë të interesuar për një axhendë evropiane", thotë Kukan.
Eurodeputeti Kukan, thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë në këtë periudhë por ajo që dihet, sipas tij, është fakti se "Kosova po humbë kohë".
ATSH
/Shqiptarja.com