Kanë nisur të bashkëjetojnë spiunët e deridjeshëm me disa prej komandantëve të derivonshëm! Këta të fundit që ishin bërë të njohur me komandantllëkun e tyre, sot kanë filluar të turpërohen për të djeshmen dhe janë bërë bashkë me disa njerëz, për ta, të sojit tjetër.
Sa nga "shokët e luftës" që po rrinë më gjatë nëpër spitale sesa nëpër burgje, janë bërë me "damkë" dhe duhet të s’postohen përballë "spiunëve", apo bijve të tyre! Ose të tjerë që duhet të zbresin nga tribuna, përpara se të flasë shefi. Jeta ka nisë të numërohet mbrapsht, ose të shkojë kah "Kosova Ground Zero"!
Në diellin përcëllues të pranverës, sivjet me shi, dikush do të përmbyset nga pushteti dhe do të zbresë nga kali, jo vetëm sepse nuk e bëri mirë pushtetin, por sepse nisi t’i nxihej fytyra nga e kaluara e tij.
Jeta nis vonë në Prishtinë dhe mbaron natën vonë. Jeta nis vonë ditëve në çdo qytet tonin. Ndoshta një pjesë faji gjendet këtu, përse shpesh mbërrijmë vonë diku, dhe gjithnjë me vonesë nisim diçka. Gjithçka ka nisur vonë në jetën tonë edhe në formimin tonë, në tokën tonë, ndonëse fjalët thonë se ishim ‘të moçmit” këtu.
Është e bukur të zgjohesh në Prishtinë, në pranverën me diell. Të jesh me fat, dhe të kesh jashtë dritares disa drunj, mund të bëhet edhe e jashtëzakonshme. Por rrugët e qeta të paradites janë shndërruar në arenat e heshtura, të kundërshtarëve që luftojnë dhe që ia shkelin syrin njëri-tjetrit. Ose janë shndërruar në rrugë, ku jo ezani po zëri i kandidatëve që synojnë ta marrin fronin dhe frymën e miletit, thërret që t’i zëmë besë, dhe me nder betohet që të nis misione të reja, drejtime të reja, do farë kthesash, frymë të re e shpirt të ri, martesë, ndarje e edhe dhunim të ri.
Dhe derisa ecë trotuareve para se të vijë mesdita, poshtë pankartave dhe portreteve të lumtura që rregullat e politikës i përcaktojnë, njeriu ndalet dhe dyshon nëse me veten e tij gjërat nuk shkojnë. A ka shkuar Kosova kateve të rrokaqiejve, dhe edhe sa kate mund të ikë përpjetë për katër vjetët e ardhshme, aq sa të bukurit e posterëve premtojnë, apo ajo akoma është në “Ground Zero”. Është ndoshta banale të mendosh se shteti ynë i ri ndodhet në këtë pikë, por banale edhe të besosh se të kapërcesh kufijtë, do të thotë vetëm ‘të kapërcesh kufijtë’.
Po ndoshta ne nuk i kemi bërë mirë llogaritë me realitetin. Nëse po, atëherë cili është kufiri për kosovarët? Shteti i izoluar, i mbyllur, që sillet në orbitën vetjake, apo shteti i të ardhmes, që për çdo njeri normal në rron këtu, është vetëm brenda kufijve të futuristikes.
Për gjithë shoqëritë e vrara gjatë, ekziston rreziku ta barazosh jetën me luftën, dhe të mos dish më ta kuptosh jetën pa luftë. Por paqja mund të jetë nganjëherë më e vështirë se lufta. Dhe vetëm atë që gjatë kanë jetuar nën pushtim, e dinë këtë, siç e dimë dhe të gjithë ne.
Frika nga barbarët, përtej thyerjes së civilizimeve. Dhe ne, akoma, kushedi edhe për sa kohë, vazhdojmë të jemi brenda kufijve ku izolohen “barbarët”. Për këtë harron kur ora mbërrin 12 e mesditës dhe kur në kafene më s’mund të gjesh vend. Sikur të mbaronte me kaq. Po kur kafetë derdhen në filxhan edhe politika merr hov. Ajo, politika, është bërë sikur bërthama e përbashkët, që ruan në trupin e vet vlerat e të gjithëve, përtej çdo kufiri, përtej çdo ndryshimi, dhe përtej çdo boshllëku.
Disa i kanë bërë mirë hesapet me realitetin, por edhe me boshllëkun e tyre, dhe në çastet e fundit i kanë thirrur në ndihmë "kundërshtarët" e deridjeshëm, sepse më në fund kanë nisur të turpërohen nga e shkuara e tyre!
Askush nuk dyshon më në “frikën” e liderëve për pastërtinë o pa pastërtinë e shokëve të luftës a të shokëve të ngushtë, të shokëve të karriges a të shokëve të politikës. Hesapet kanë nisur të qërohen. Ndoshta, disa derisa fushata të mbarojë.
Pas sa vjetësh, gjërat sikur janë kthyer atje ku ishin thyer, dhe këtë herë gjithçka do të fillojë nga zeroja! Ndoshta si "Tirana-viti zero". E dua atë film!
/Shqiptarja.com