Ulje taksash e shtim të fondit të garancisë për vende të reja pune në Tiranë.

Ky është premtimi që ka bërë kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Halim Kosova gjatë një takimi me banorët e zonës së Qytetit Studenti. 

Kosova tha se në këto zgjedhje, qytetarët do të vlerësojnë personin tek i cili besojnë. Mungesa e mundësive të punësimeve për punësim ihste shqetësim kryesor që banorët e kësaj zone shpalosën për kandidatin demokrat.

“Për veten time, sondazhin më të mirë kam sytë e atyre që më rrethojnë. Në qoftë se sytë e atyre që me rrethojnë flasin kështu siç flisni ju, nuk ka sondazh që e zbeh përqindjen dhe sigurinë e fitores së 21 Qershorit. Kjo nuk ka diskutim. Qytetarët votojnë qeverinë ose votojnë në rastin tonë kryebashkiakun për t’i zgjidhur problemet e tyre. Nuk e votojnë as qeverinë, as kryebashkiakun për të krijuar më shumë probleme. Pra kur vjen momenti i votës , çdo kush do ta hedhë votën atje ku beson. Aty ku beson jo për atë që zgjidhet, por aty ku beson për veten e tij, për familjen e tij, për lagjen e tij, për qytetin e tij. Kështu që ky është rasti që në 21 Qershor, të gjithë të hidhni votën, aty ku ju besoni, aty ku keni njerëzit me provë dhe që me modesti po e them që ai jam unë”, tha Kosova. 

Kosova tha se do të stimulojë biznesin e madh në Tiranë, duke i ulur taksat e pronës, në mënyrë që të shtohen vendet e punës. 

“Nuk mendoj që kjo zgjidhet me propagandë, duke hapur zyra, duke inaguruar zyra dhe rezultatet janë ato që ne të gjithë i njohim, por kjo do të zgjidhet me një angazhim total të Bashkisë së ardhshme të Tiranës, e cila si prioritet do të ketë punësim dhe uljen e taksave në funksion të punësimit , si dhe duke dëgjuar hallet e ndryshme që qytetarët e Tiranës kanë, që nuk janë probleme të Bashkisë por janë të qeverisë, ne kemi vendosur që në strukturën e re të Bashkise së Tiranës do të ketë dhe një zyrë përbri meje që do të jetë nën kujdesin tim të vazhdueshëm me juristë shumë profesionistë, në mënyrë që të ndjekin të gjithë proceset që qytetarët e Tiranës kanë dhe me qeverinë. Unë e konsideroj që qeveria duhe të bëjë politika dhe ka përgjëgjësi për të gjithë vendin dhe çdo menaxher qyteti duhet të bëjë më të mirën për të gjithë qytetarët që ka nën juridiksionin e tij.”, tha Kosova. 

Kosova apeloi qytetarët që me 21 qershor  të mos shesin votën e tyre.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)