Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dorëzon Raportin e Progresit 2014 për Kosovën në një takim sot te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

Sipas agjencisë KosovaPress, pranimin zyrtar të Raportit të Progresit do ta bëjë më pas edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Pranimi i Raportit të Progresit do të pasohet me mbledhjen e qeverisë së Republikës së Kosovës.

Raporti i Progresit për vitin 2013 detajonte përparimin e gjithanshëm të Kosovës dhe vlerëson reformat që vendi ka ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit në BE.
Shefi i Zyrës së BE-së, Zhbogar e ka cilësuar raportin si shumë të mirë, duke e vlerësuar atë si një përmbledhje të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës dhe një udhërrëfyes për thellimin e reformave.

Zhbogar ka thënë se Raporti i Progresit vlerësoi pozitivisht punën e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, që udhëhiqet nga Presidentja në ndërtimin e konsensusit kombëtar.

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar se është e kënaqur me arritjet në kuadër të axhendës evropiane dhe se do të përkushtohet, që prioritetet e identifikuara në raport do të adresohen me seriozitet nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj.

ATSH