Kosova ndaloi hyrjen e automjeteve me targa serbe, Vuçiç pas takimit me Lajçak: Do informoj qytetarët për gjithçka që po ndodh

Kosova ndaloi hyrjen e automjeteve me targa serbe, Vuçiç pas takimit me Lajçak: Do informoj qytetarët për gjithçka që po ndodh

Ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Vuçiç, pas takimit, ka bërë me dije se është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në kufirin e Kosovë-Sebi, pas vendimit që u mor ditën e sotme për moslejimin e targave serbe në Kosovë. Presidenti është shprehur se do të mbaj të informuar qytetarët e vendit të tij mbi zhvillimet që po ndodhin.

“Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, shkruan Vuçiç.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak po zhvillon një vizitë dy-ditore në Serbi. Kjo vizitë, ashtu si vizita e javës së kaluar në Kosovë, po bëhet në kuadër të një tjetër përpjekjeje të BE-së për t’i mbajtur palët në dialog.


Lajmi kryesor:

Reciprociteti me Serbinë, Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe! Kurti: Nuk duam destabilizim! Vuçiç paralajmëron masa ekonomike dhe politike! SHBA-BE: Të ulen tensionet në veri


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë