Kosova në udhëkryq/ Dilemat e zgjedhjes së presidentit të ri
Ish- presidenti Hashim Thaçi
KOSOVË- Konfirmimi i aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe dorëheqja e tij nga posti i presidentit ka krijuar një vakkum institucional në Kosovë edhe pse momentalisht një pozicion i tillë po mbahet nga krye parlamentarja Vjosa Osmani.
Partnerët e koalicionit qeveritar në Kosovë, konfirmojnë se nuk kanë diskutuar dhe as që kanë ndonjë plan për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, edhe pse me kushtetutë ai duhet zgjedhur brenda gjashtë muajsh.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) edhe pse nuk mendon se gjetja urgjente e presidentit të ri nuk është çështje urgjente, personi i duhur për këtë pozicion ngelet Ramush Haradinaj, e theksoi deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.
Megjithatë një kërkese e tillë është hedhur poshtë nga partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës. Por ndasitë në lidhje me këtë çështje paraqiten edhe në mesin e opozitës, Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se vendit i duhen zgjedhje të reja, prej të cilave do të dalë një qeveri, e cila gëzon mbështetje dhe legjitimitet prej shumicës së qytetarëve. Ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj tha se ҫështja e presidentit duhet të adresohet nga ana e koalicionit qeverisës.
E ndërkohë që politikanët janë të pavendosur në lidhje me hapat e ardhshëm, analistët parashikojnë mbajtjen e zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo pasi në nenin 90.3 të Kushtetutës së Kosovës parashikohet që posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj dhe nëse deri në këtë datë, nuk arrihet konsensus për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Lajmi kryesor:
Pronari i ish-qendrës së mobilizimit në Kukës, Elezi: UÇK s'bëri tortura! Ekipet e Hagës erdhën dhe s'gjetën asgjë!
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47
-
Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 14:10