Një luftë e vërtetë diplomatike po ndodh në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris, mes diplomatëve të fuqive perëndimore dhe kolegëve të tyre nga Shqipëria dhe Maqedonia kundër përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në agjencinë e OKB-së (UNESCO).
Kosova, e cila në vitin 2008 shpalli pavarësinë kërkon me ngulm të anëtarësohet në UNESCO, por Serbia, e ndihmuar nga Rusia e cila ka vënë në dispozicion të mos anëtarësimit të Kosovës të gjithë makinerinë politike dhe diplomatike.
111 vende në të gjithë botën kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës. Serbia po lufton edhe kundër kësaj, gjë e cila mbështetet edhe nga aleati tradicional, që ka të drejtën e vetos në OKB, Rusia.
Shqipëria dorëzoi një rezoluta e cila u miratua në tetor për anëtarësimin e Kosovës. Që prej atëherë, diplomatja shqiptare, Besiana Kadare (vajza e Ismail Kadaresë) dhe Agron Buxhaku (shqiptar etnik) i Maqedonisë kanë luftuar që Rusia dhe Serbia të mos e rrezojnë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s votoi pro duke e përfshirë rezolutën në Konferencën e Përgjithshme që ka nisur më 3 nëntor dhe do të mbyllet më 18 nëntor.
Serbia argumenton se Kosova nuk është gati për anëtarësimin në UNESCO dhe për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të Serbisë. Gjithashtu thotë se kjo do të interferojë në bisedimet Beograd-Prishtinë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha gjatë debatit në Paris javën e kaluar se UNESCO nuk duhet të jetë e politizuar dhe kërkoi shtyrjen e vendimit për anëtarësimin e Kosovës për dy vite.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Sergey Lavrov nga Moska, i cili tha se UNESCO po përdoret si instrument nga fuqitë perëndimore për të legjitimuar pavarësinë e Kosovës.
Beogradi shpreson se aleatët e saj të udhëhequr nga Rusia do të mbështesin me votë në shumicë kërkesën për shtyrjen e votimit.
Marrë me shkurtime nga dtt-net/
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com